8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Vjosa Osmani nuk i shkruan vet fjalimet, ja nën komandën e kujt është”

Rekomandime

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë adresimit vjetor para deputetëvë të Kuvendit, ka thënë se pranimi i moratoriumit në Washington ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës.

“Kosova ka miq dhe aleatë të rinj dhe të vjetër në të gjitha kontinente, që janë të palëkundur në mbështetjen që na ofrojnë në rrugëtimin tonë të drejtë të qenurit anëtarë me të drejta të plota dhe të barabarta në komunitetin ndërkombëtar. E gjitha kjo ka ndodhur përkundër një starti jashtëzakonisht sfidues. Duke aplikuar një politikë të jashtme tërësisht pasive të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke e pranuar edhe moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për të konsolidimin për subjektivitetin tonë ndërkombëtar, jo vetëm që u dëmtuan interesat tona strategjike por edhe ishin dikur dritat e politikës sonë të jashtme. Tani, këto drita jo vetëm që janë të ndezura por po punohet pa rreshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët e tanë”, ka deklaruar presidentja Osmani në fjalimin e saj.

- Advertisement -

E sipas Sefedin Krasniqit, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ministrit, Ahmet Krasniqi, Vjosa Osmani nuk po i shkruan vet fjalimet.

“Polemika! Këtë muaj VVjosa i pati dy fjalime: atë në Samitin e Demokracisë ku «shkëlqeu » dhe dje në Kuvendin e Kosovës, që ndezi shumë polemika, sidomos lidhur me MORATORIUMIN! Kushdo që i dëgjon secilin fjalim nga 3 paragrafë, sepse me shumë s’ia vlen të humbet kohë, lehtë e kupton se fjalimin në Samitin e Demokracisë, VVjosa s’e ka shkruar vet”, shkruan Krasniqi.

“I pari është për dy shkallë më lartë, prandaj VVjosa nuk është autorja. Roli i saj ka qenë që ta mësojë t’a lexojë si një poezi (anglisht) do të thoja lirike. Ky i djehit nuk është në nivel, as ne leksik, as në përmbajtje. Dallojnë në strukturat e formimit të fjalive… Duke dashur t’a gjej një fajtor, harroi që është Presidente dhe nuk është dalluar për asgjë, veç faktin se duket qartë që është nën komandën e Kryeministrit”, ka shkruar Sefedin Krasniqi, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ministrit, Ahmet Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit