0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kamerat s’punuan në momentin që u arratis Milan Radojiçiq, pritet suspendimi i tre policëve

Rekomandime

Milan Radojiçiq është arratisur mbrëmë në pikën kufitare Bërnjak. Arratisja e tij nuk është kapur nga kamerat e vendosura në këtë pikë kufitare, pasi të njëjtat nuk kanë funksionuar.

Lajmin e ka bërë të ditur për Sinjalin edhe prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku. Ai njoftoi se kanë nisur hetimet për këtë rast dhe pritet edhe suspendimi i tre zyrtarëve policorë nga Inspektorati Policor i Kosovës.

- Advertisement -

“Po kanë fillu hetimet prej Inspektoratit Policor, dje është rekomandu edhe suspendimi i tre policëve dhe vërtetohet se në çfarë rrethanash ka ikur Radojiçiqi”, tha Maloku për Sinjalin.

Edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë thënë për Sinjalin se së shpejti do të merret vendimi lidhur me këtë rast.

Për arratisjen e Radojiçiqit nga pika kufitare në Bërnjak ka njoftuar sot edhe Policia e Kosovës. Sipas PK-së, derisa zyrtarët policorë ishin duke kryer procedurat e verifikimit, Radojiçiq është kthyer mbrapa me veturë, në drejtim të Serbisë.

- Advertisement -

Në bazë të verifikimit të kryer nga policia, ka rezultuar se Radojiçiq është i kërkuar në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata.

“PKK Bërnjak 03.02.2022 – 15:40. Një i dyshuar mashkull/Serb (në hyrje në Kosovë), gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë. Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit