7.5 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Krasniqi tregon se kur mund të shkarkohet Daka: Presidentja po e pengon funksionimin e KQZ-së

Rekomandime

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se presidentja Vjosa Osmani po e pengon funksionimin kushtetues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Krasniqi ka thënë se me Kushtetutën e Kosovës nuk parashihet si kompetencë e presidentes shkarkimi i kryetares së KQZ-së.

- Advertisement -

“Kushtetua nuk ka paraparë si kompetencë të Presidentit shkarkimin e Kryesuesit së KQZ-së, por vetëm emërimin. Shkarkimi është rregulluar me ligj, dhe janë paraparë situatat mjaftë specifike se kur mund të bëhet shkarkimi. Më e lehta për tu thirrur është “Nëse sillet ose vepron në atë mënyrë që dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së”. Tash si mundet të dekorohet dikush që ka dëmtuar integritetin e institucionit, nëse kjo na qenka arsyeja e shkarkimit?!”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i tij i plotë:

Sipas monitorimi të NDI për shpërndarjen e lajmeve të rreme gjatë periudhës së fushatës zgjedhore në Kosovë, më së shumti shtrirje kanë pasur lajmet e pasakta që janë bërë ndaj KQZ-së.

- Advertisement -

Gjatë zgjedhjeve të fundit, kemi parë suIme, presion, dhe lajme të pasakta që për qëllim kanë pasur denigrimin e kryesueses së KQZ-së. Pjesë e kësaj fushate kanë qenë edhe tash Presidentja dhe Kryetari i Kuvendit.

Pas zgjedhjeve, KQZ ende vazhdon të jetë e pakompletuar me të gjithë anëtarët e saj ashtu siç e parasheh Kushtetuta, dhe duke shkelur afatet ligjore për emërimin e anëtarëve të KQZ-së. E gjithë kjo mjegull e krijuar për një situatë kristal të qartë, vetëm për të përmbushur ambiciet për më shumë pushtet.

- Advertisement -

Sikur këto të mos mjaftonin, sot po qarkullon lajmi se Presidentja i ka kërkuar Kryesueses së KQZ-së dorëheqjen, pa dhënë arsye se ku ka dështuar ajo në përmbushjen e mandatit të saj. Në këmbim i është ofruar mirënjohje!

Kushtetua nuk ka paraparë si kompetencë të Presidentit shkarkimin e Kryesuesit së KQZ-së, por vetëm emërimin. Shkarkimi është rregulluar me ligj, dhe janë paraparë situatat mjaftë specifike se kur mund të bëhet shkarkimi. Më e lehta për tu thirrur është “Nëse sillet ose vepron në atë mënyrë që dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së”. Tash si mundet të dekorohet dikush që ka dëmtuar integritetin e institucionit, nëse kjo na qenka arsyeja e shkarkimit?!

Në vend të mbrojtjes dhe garantimit të funksionimit kushtetues të KQZ-së, Presidentja po bënë të kundërtën, po e pengon atë.

Këto ngjarje nuk mund të quhen ndryshe përveçse orvatje për kapje të KQZ-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit