11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Kandiqi: Më 2000, një zyrtar serb fliste publikisht për varrezat masive të shqiptarëve në Serbi

Rekomandime

Ish-drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se nuk e ka idenë për informatat që mund të ketë politikani serb Nenad Çanak, kur para pak kohësh në një emision televiziv tha se në Serbi janë 16 varreza masive me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Kandiq, në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, tha se nuk di për atë që ka folur Çanaku, por di se një zyrtar serb “qysh në vitin 2000, kur ishin zbuluar varrezat në Batajnicë, Petrovo Selo dhe Peruqac, kishte thënë se në Serbi duhet të ketë ende varreza me trupat e shqiptarëve të vrarë”. Ajo, thotë se zyrtari kishte dhënë informata bindëse për këtë.

- Advertisement -

“Përmendte që ato mund të ndodheshin përgjatë autostradës, dhe po këtë anëtarin e njëjtë të grupit punues e kisha dëgjuar edhe gjatë një gjykimi, dhe në pyetjen e trupit gjykues, meqë ai fliste detajisht për varrezat në Batajnicë e Petrovo Selo para se gjithash, ai gjithashtu u përgjigj në pyetjen e trupit gjykues dhe në pyetjen time, nëse sipas tij ka ende varreza masive?

Ai kishte thënë se sipas të dhënave, sipas asaj çfarë mungon nga mbetjet mortore të shqiptarëve të vdekur, ai konsideronte se kishte indikacione serioze që ka ende varreza masive. Por nuk kishte të dhëna që ai të mund të konkretizonte dhe përmendte me emra apo lokacione, vendet ku ato varreza ndodheshin.

Ai ishte person që kishte më së shumti të dhëna, kështu që unë do t’i besoja atij çfarë ka thënë, por nuk e di se nga Nenad Çanak e nxori këtë. Ai më nuk foli për këtë”, ka thënë Kandiq.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit