12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kapen keq inspektorët në Gjilan: Hynë në lokalin ku nuk respektoheshin masat, thonë se gjithçka ishte në rregull

Rekomandime

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar pesë inspektorët nga Komuna e Gjilanit, SH.K., B.D., A.I., A.F. dhe E.R., të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit zyrtar’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Një gjë është bërë e ditur të dielen, nga një komunikatë për media e prokurorisë në fjalë.

- Advertisement -

Sipas komunikatës, ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit SH.K., B.D., A.I., A.F. dhe E.R., më 15 gusht 2020, si persona zyrtarë, gjatë inspektimit në kafiterine “Lujo Pub”, në Gjilan, në asistencën e policisë së Kosovës, lidhur me implementimin e masave të sigurisë, përkitazi me pandeminë për COVID 19, kanë përpiluar dokument zyrtar – procesverbal duke shënuar të dhëna të rreme, nga gjendja faktike, me ç’rast kanë përpiluar raportin me shkrim se në atë lokal gjithçka është në rregull, edhe përkundër faktit se aty kishte një numër të konsiderueshëm të klientëve, duke mos u respektuar distanca sociale dhe rregullat e tjera të parapara nga Qeveria e Kosovës.

Të dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh dhe brenda afatit ligjor prokuroria do të kërkojë nga gjykata masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale”, përfundon komunikata e prokurorisë.

Ndërkaq, rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

- Advertisement -

Janë arrestuar pesë të dyshuar dy femra dhe tre meshkuj kosovar, për shkak të dyshimit se kanë bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare duke mos intervenuar ne parandalimin pandemisë Covid-19 dhe rënë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit