Monday, October 14, 2024

Kaq është takati i Nismës, nuk arrin ta mbushë as një sallë të vogël

- Advertisement -
- Advertisement -

Dita e dytë e fushatës zgjedhor ka vazhduar të mbushë sallat në qytete të ndryshme, ku partitë politike po bëjnë fushatë.

Mirëpo koalicioni NISMA-AKR-PD në këtë aspekt me sa duket nuk i ka aspak punët mirë.

Në tubimin e fundit që ky koalicion ka mbajtur gjatë ditës së sotme në qytetin e Skenderajt, numri i pjesëmarrësve ka qenë jashtëzakonisht i vogël.

Megjithatë ky tubim nga Nisma u cilësua si spektakolar në videon që ata kanë publikuar në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Kujtojmë se si lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ashtu edhe ai i AKR-së, Behgjet Pacolli vazhdojnë të potencojnë se koalicioni NISMA-AKR-PD, do të jetë vendimtar në formimin e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura