9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kaq vite burg do të dënoj Maqedonia ata që mbështesin Iuftën e Rusisë

Rekomandime

Maqedonia e Veriut ka vendosur të denojë me burg të gjithë ata që mbështesin apo mundohen të arsyetojnë KRlMET që Rusia po bën në Ukrainë.

Dënimi mund të zgjasë nga 1 deri në 5 vjet dhe do të shqiptohet për të gjithë ata që përkrahin KRlMET ruse në Ukrainë, qoftë përmes rrjeteve sociale, mediave apo edhe formave tjera.

- Advertisement -

Vendimin në fjalë e ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike.

Deri te ky vendim ka ardhur pasi në rrjete sociale është rritur jashtë mase gjuha e urrejtjes lidhur me këtë rast.

“Miratimi ose justifikimi i GJEN0ClDlT, KRlMEVE kundër njerëzimit apo krimeve të luftës paraqet KRlM sipas nenit 407-a të Kodit Penal. Ligji parashikon se kushdo që publikisht mohon, minimizon, miraton dhe justifikon akte të tilla nëpërmjet një sistemi informacioni, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike. “Nëse vepra është kryer me qëllim të nxitjes së urrejtjes, diskriminimit ose dhunës ndaj një personi ose grupi personash për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare, etnike ose racore ose fetare, kryesi dënohet me së paku katër vjet burgim”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Prokuroria dhe MPB-ja mqedonase thonë se janë duke monituar intensivisht atë që po deklarohet nëpër media, rrjete sociale dhe organizime të tjera.

Të gjithë autorët që do të nxisin urrejtje në kuadër të luftës në Ukrainë do të ndiqen penalisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit