2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kaqusha Jashari demonstratat e ‘81 i quan të dyshimta

Rekomandime

Për Kaqusha Jasharin, ngjarjet e vitit 1981, kur qindra mijëra punëtorë shqiptarë u revoltuan kundër sistemit jugosllav komunist, janë të dyshimta. Në rrëfimin për Pressing, Jashari ka thënë se nuk kishte asnjë arsye për një revoltë të tillë.

Përderisa autori i emisionit ka thënë se “shumë njerëz ngjarjet e ’81-s i shohin me dyshime”, Jashari e ka pohuar këtë gjë duke thënë “po, është e vërtetë”.

- Advertisement -

Sipas Jasharit, gjendja në Kosovë, pas vitit 1974 ishte e mirë dhe se Kosova ka pasur të gjitha të drejtat e barabarta, përveç emrit Republikë.

“Kosova me ’74-n i ka pasur të gjitha kompetencat, vetëm nuk e ka pasur emrin Republikë. 81-a nuk ka pasur arsye të ndodh. Ka ndodh sepse ka pasur pakënaqësi edhe jashtë, jo vetëm në Kosovë. Kanë qenë kërkesat pak edhe për shkak të demokratizimit të shoqërisë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, për ’81-n më së miri ka mundur ta dijë Mahmut Bakalli, sepse, siç ka thënë Jashari, ai i ka pasur të gjitha informacionet.

- Advertisement -

Po ashtu, Kaqusha Jashari, ka thënë se Serbia e kishte shfrytëzuar revoltën e 81-s si alibi kundër Kosovës.

“Serbia e ka shfrytëzuar shumë mirë 81-n përkundër kuadrove kombëtar. Ka qenë alibi kundër Kosovës. Duhet me pas arsye, jo vetëm të themi hajde të çohemi. Pra, 81-a kërkon një sqarim”, ka rrëfyer ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit