Florent Hadërgjonaj është ndëshkuar me karton të kuq në takimin e javës së 11-të në Superligën Turke, raporton Insporti.
Mbrojtësi i djathtë kosovar është ndëshkuar me të kuq në minutën e 55-të te ndeshjes, ku pamje tregojnë qartë se ai është dënuar pa të drejtë.
Hadërgjonaj bëri një ndërhyrje të lehtë taktike, teksa gjyqtari i takimit e ndëshkoi direkt me karton të kuq.
Besiktas triumfoi 3-0, me golat që u shënuan nga Bernard Mensah 45′, Atiba Hutchinson 69′ dhe Vincent Aboubakar 75′.