17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rama takim miqësor me Vuçiç, tryezës i bashkohet kryeministri i Malit të Zi (VIDEO)

Rekomandime

Kryeministri, Edi Rama bashkë me delegacionin që e shoqëron në takimet në kuadër të “Open Balkan”, ka mbërritur rreth orës 18:00 në Beograd.

Gjatë mbrëmjes së mërkurë, Rama dhe Vuçiç kanë darkuar bashkë me zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.

- Advertisement -

Pjesëmarrës në këtë takim informal ka qenë dhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, edhe pse vendi i tij deri tani nuk i është bashkuar iniciativës “Open Balkan”.

Vuçiç ka publikuar një video ku duket bashkë me Ramën duke pritur kryeministrin e Malit të Zi.

Ky zhvillim le të hapur mundësinë që Mali i Zi t’i bashkohet nismës për bashkëpunimin rajonal, por pritet që vendimi zyrtar të merret nga qeveria e vendit fqinj.

- Advertisement -

Të enjten, agjenda e takimeve do të nisë rreth orës 10:30 do të ketë një takim kokë më kokë mes përfaqësuesve të Serbisë, Shqipërisë dhe RMV-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit