-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Katër reagime për pesë ditë, Qosja tollovit me deklarata

Rekomandime

Akademiku Rexhep Qosja, është aktivizuar ditëve të fundit me deklarime publike.

Ai, në faqen zyrtare në Facebok, nga 25 marsi e deri sot, 30 mars, ka publikuar katër shkrime të ndryshme, me përmbajtje kritike e deklarata thumbuese për liderët politikë në Shqipëri e Kosovë.

- Advertisement -

Me 25 mars, Qosja, i njohur për afërsinë me dy kryeministrat shqiptarë, Edi Rama dhe Albin Kurti, sulmoi Sali Berishën, duke e kritikuar që në moshë aq të vjetër biologjike përpiqet ta “tollovis” Shqipërinë e Kosovën.

“Megjithëse në moshën kur moshanikët e tij (Sali Berishës) enden korridoreve të spitaleve me fashikuj në duar plot diagnoza e dokumente të tjera mjekësore, ai po i bën këto beteja politike dhe që gati një vit po i tollovit shqiptarët në Shqipëri e Kosovë”, kishte shkruar Qosja, në një shkrim relativisht të gjatë.

Ai e kritikoi Berishën për përpjekjet e tij për të marrë drejtimin e PD-së si dhe për ta rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Kryeministrin shqiptar e shfajësoi, duke thënë se ai nuk impakt në krizat e fundit të çmimeve, për të cilat në Shqipëri janë mbajtur edhe protesta masive.

- Advertisement -

Me 26 mars, pra të nesërmen, Qosja bën një postim të ri, ku flet për Ditën e Pavarësisë, 17 shkurtin, një muaj e 9 ditë më vonë. Ai kritikoi opozitën, e cila kishte lëshuar seancën ceremoniale të pavarësisë, pasi që Kurti kishte nisur të fliste për sukseset e qeverisë së tij.

“Por, kur gjatë këtij diskutimi përimtues tha disa fjalë edhe për politikën e Qeverisë kryeministër i së cilës është, deputetët e Opozitës, që kanë shumë qejf ta kritikojnë e sulmojnë Qeverinë, kur me arsye e më shpesh pa arsye, u çuan dhe e lëshuan mbledhjen solemne! Po, po, e lëshuan mbledhjen solemne!”, shkroi i çuditur Qosja.

- Advertisement -

Me 27 mars, akademiku e kritiku i njohur letrar, publikoi një tjetër reagim. Këtë herë, Ai i reagoi Ben Blushit për deklaratën e tij të vjetër se “Kosova është koloni kulturore e Shqipërisë”. Reagimi i tij erdhi 6 vjet pas deklaratës së Blushit, por megjithatë erdhi. Pa ia përmendur emrin, Qosja tha se Blushi vuan nga “atdhetarizmi i mëhallës” dhe “atdhetarizmi i rrejshëm”.

“Dhe kështu lufta e tij me shkrim e me gojë kundër politikës së imagjinuar koloniale kulturore të Shqipërisë ndaj Kosovës është dhe do të mbetet jo vetëm mendim i gabuar e veçues, por edhe veprim kundërkombëtar shkrimor e gojor: veprim kundër vetvetes”, shkroi Qosja në reagimin e 27 marsit.

Me 28 dhe 29 mars, Qosja pushoi. Nuk publikoi asnjë reagim.

Sot, 30 mars, ai u mor me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilën e kritikoi për qasjen e saj që atdhe të vetëm e sheh Kosovën, dhe jo Shqipërinë. Ai bëri edhe një shpjegim të fjalës “Atdhe”.

“Pse e thotë dhe e rithotë tash, pa ia kërkuar kush, se Kosova është i vetmi Atdhe i yni? A nuk është më e drejtë, më e drejtë dhe më e arsyeshme shkencërisht dhe etnikisht dhe historikisht të thuhet sot se Kosova, Kosova e Shqipëria janë Atdheu i ynë, janë dy Atdhetë tanë? Po, po, padyshim: Po.

Ata që thonë se Kosova është i vetmi Atdhe i yni janë, për fat, në numër shumë e shumë më pak sesa ata që e thonë, që e mendojnë dhe që e ndiejnë, se Kosova dhe Shqipëria janë Atdheu ynë. Dhe do të jenë Atdheu ynë, i pëlqeu a nuk i pëlqeu pakicës së papërfillshme, edhe kur gjendet në karrige të përfillshme”, shkroi sot Qosja.

Pesë ditë pasi e kritikoi Sali Berishën për përpjekje që të “tollovis” Kosovën e Shqipërinë në moshë të shtyrë, Qosja, në moshë më të shtyrë se Berisha, lansoi disa sulme brenda pesë ditëve.

Pyetja legjitime është: Mos po provon edhe Qosja që të shkaktojë ndonjë tollovi si Sali Berisha, të cilin e kritikoi?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit