0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Katërfishohet numri i zyrtarëve policorë të infektuar me koronavirus

Rekomandime

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus po vazhdon ditët e fundit në Kosovë, ku dje është shënuar shifra më e lartë e të infektuarve që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para.

- Advertisement -

Në mesin e të infektuarve ka edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Deri më sot janë të infektuar gjithsej 42 policë, ku 25 prej tyre janë shëruar.

Ndërsa, 17 zyrtarë të Policisë së Kosovës aktualisht janë aktivë me koronavirus.

- Advertisement -

Lajmi për Gazetën Sinjali është konfirmuar nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Numri i zyrtarëve policorë të cilët nga fillimi deri me deri me datë 17 qershor që kane rezultuar pozitiv me COVID-19 ka qene 42, ku prej tyre fatmirësisht, pas trajtimit deri më tani janë shëruar apo kanë rezultuar negativ 25 prej tyre, dhe tani aktiv me COVID-19 janë vetëm 17 zyrtare”, thuhet në përgjigjen e tyre.

- Advertisement -

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, para më shumë se një muaji kishte bërë të ditur se 11 zyrtarë policorë ishin të infektuar me COVID-19.

Në përgjigjen e Policia e Kosovës thuhet se pavarësisht situatës në të cilën gjenden, Policia do të mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore ndaj qytetarëve dhe vendit.

Vetëm dje në Kosovë janë konfirmuar 141 raste me COVID-19, ku komunat më të prekura mbeten Vushtrria, Prishtina dhe Prizreni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit