18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rritja e rasteve me COVID – 19, Zemaj i kërkon Qeverisë të miratojë kufizime të reja

Rekomandime

Rritja e rasteve me koronavirus në vend, ka bërë që Qeveria e Kosovës të diskutojë për masa të reja.

- Advertisement -

Express merr vesh se një nga vendimet që sot pritet të diskutohet në mbledhjen që veçse ka nisur, do të jetë edhe propozimi që do të bëjë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Burime të Expressit brenda Qeverisë kanë bërë të ditur se është diskutuar për një vendim të ri për punën e institucioneve publike dhe private.

Bëhet fjalë për reduktim të stafit si dhe obligim që një pjesë e punëve që mund të kryhen nga shtëpia, të vazhdojnë të kryhen online.

- Advertisement -

“Është diskutuar që të propozohet reduktim i stafit në adminsitratë dhe ato punë që mund të kryhen online. Në mbledhje sot do të vendoset për këtë çështje”, bëhet e ditur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit