3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

KEDS apel për ditën e zgjedhjeve: Për çdo defekt, lajmëroni këtë numër

Rekomandime

KEDS ka njoftuar se është përgatitur maksimalisht për ditën e zgjedhjeve që të ketë furnizim me energji elektrike për të gjitha qendrat e votimit dhe të eliminohet në kohën më të shkurtër të mundshme secili problem eventual që paraqitet.

- Advertisement -

Sipas KEDS, janë mbi 500 punëtorë që do të jenë të mobilizuar që nga koha e fillimit të votimit e deri në përfundim të saj.

“Ekipet do të jenë në dispozicion dhe të gatshëm për intervenim sa më të shpejtë për secilën qendër votimi. Kësaj liste i shtohen edhe 100 punëtorë rezervë në rast të kushteve të rënduara atmosferike. Të gjithë këta janë punëtorë në terren. Plus kësaj, do të jenë edhe dhjetëra punëtorë të administratës që do ta bëjnë monitorimin nga qendra. Për herë të parë administrata do të menaxhojë ecurinë e furnizimit me energji elektrike gjatë zgjedhjeve në kohë reale përmes programit KOSOVANET për evidentimin e prishjeve, dhe Sistemi SCADA për kontrollin mbikëqyrës të nënstacioneve elektrike dhe marrjen e të dhënave të detajuara nga këto nënstacione. Të njëjtën kohë, KEDS ka në dispozicion edhe gjeneratorë mobil të cilët mjaftojnë për furnizim emergjent të objekteve në rast se ndodh ndonjë e papritur. Gjithsejtë janë 7 gjeneratorë mobil të shpërndarë në 7 Distriktet e KEDS anekënd Kosovës. Për të eliminuar probleme eventuale teknike jashtë kompetencës së KEDS-it, kompania ka kontrolluar secilën pikë a ka gjenerator dhe a është funksional. Në rast të ndonjë problemi eventual, atëherë ne ato pika do të intervenohet me gjeneratorë mobil nga kompania. KEDS gjithashtu ka kontrolluar të gjitha pajisjet e ndriçimit në qendrat e votimit paraprakisht në mënyrë që të sigurohet se secila nga to do të ofrojë ndriçim. Një pjesë të konsiderueshme të poçeve kompania i ka ndërruar vet, përkundër faktit se nuk janë përgjegjësi e kompanisë, pasi nuk ndizeshin. Kjo punë vullnetare e KEDS është bërë me qëllim që të këtë mbarëvajtje sa më të mirë të procesit dhe të jepet kontributi i përgjegjësisë shoqërore nga secili kur dihet rëndësia e procesit”, thuhet në komunikatën e KEDS.

KEDS apelon te të gjithë qytetarët e vendit se në rast të ndonjë defekti të lajmërojnë menjëherë kompaninë përmes kanaleve të komunikimit, duke thirrur në Qendrën e Thirrjeve pa pagesë në numrin 0800 791 00, emailit: [email protected] apo përmes mesazheve në faqen e KEDS-it në rrjetet sociale KEDS Energy.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit