-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

KEDS mbolli pemë – simbolikë për 20 studentë të Gjeneratës së 9-të të KEDS Academy

Rekomandime

KEDS mbolli pemë – simbolikë për 20 studentë të Gjeneratës së 9-të të KEDS Academy
22 prill 2022

- Advertisement -

Kodra lindore e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike është gjelbëruar të premten, me rastin e Ditës së Tokës. Aty, KEDS mbolli 20 pemë, aq sa janë studentë të gjeneratës së nëntë të KEDS Academy. Pemët u mbollën nga vetë studentët e Akademisë. Ata në pemët e mbjella vendosën edhe nga një mesazh të personalizuar, si vetëdijesim për mbrojtjen e natyrës.

Pjesëmarrës në mbjelljen e pemëve ishte edhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Isak Shabani si dhe profesori Avni Alidemaj nga KEDS.

Dekani Shabani tha se sot kur po shënohet një ditë e rëndësishme globale po pranojnë këtë donacion prej 20 pemëve, që janë të personalizuara për 20 studentët, të cilët janë pjesë e KEDS Akademy.

- Advertisement -

“Urojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me këto bashkëpunime. Sot është një ditë shumë e rëndësishme globale – Dita e Tokës. Ne nga toka i marrim të gjitha dhe ajo çka është më e rëndësishmja është që ne të kemi një ajër të mirë. Sot nga KEDS Academy kemi marr si donacion 20 pemë. Vetëm sa filluam dhe e mbollëm pemën e parë. Kjo është bërë edhe në simbolikë të studentëve tanë që i kemi në KEDS Academy që nëntë vite radhazi. Në vitin e kaluar nga kjo akademi janë përgatitur 20 studentë tanë të cilët edhe e kanë filluar punën”, theksoi ai.

Edhe profesori Alidemaj, këshilltar në KEDS, u shpreh se me mbjelljen e këtyre 20 pemëve studentët e KEDS Academy po tregojnë edhe përkushtimin e tyre karshi natyrës.

- Advertisement -

“Derisa sot shënojmë Ditën e Tokës ne kujtojmë dhe faktin se përgjegjësia jonë është jashtë shtëpive tona derisa jemi të gatshëm që përkushtimin tonë ta japim për një tokë më të gjelbër dhe ajër më të pastër. Ne, sot këtë e shndërrojmë në vepra ku 20 pemë që mbillen e kanë simbolikën e 20 studentëve të gjeneratës së fundit të KEDS Academy. Njëherit ne i promovojmë këta të njëjtit dhe shpresojmë që studentët tjerë ta ndjekin rrugën e tyre. Edhe pse është simbolika e këtyre pemëve, pas vetës bartë një mesazh të fuqishëm se vetëm duke menduar të ardhmen mund të ndërtojmë të sotmen. Pra, secili nga ne me një punë sado të vogël mund të kontribuojë për një ambient më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirë“, u shpreh Alidemaj.

Njëra nga studentet që është pjesë e KEDS Academy, Alma Dobratiqi u shpreh se aktiviteti i sotëm ndikon në ambient të pastër.

Sipas saj, KEDS Academy është një mundësi e mirë për zhvillimin profesional.

“Sot shënojmë Ditën e Tokës ku Fakulteti Teknik së bashku me programin KEDS Academy po e zhvillojmë këtë aktivitet për nënën natyrë. Mesazhi im për këtë ditë është ai që mbjell një pemë, mbjell shpresë. Gjithçka po shkon shumë mirë ne veçse i kemi përfunduar ligjëratat dhe trajnimet që i kemi bërë muajin e kaluar tash jemi në fazën e internshipit ku po i vizitojmë të gjitha departamentet, duke bërë praktikë në rotacion. Ky program është shumë i mirë për të gjithë studentët për shkak se të ndihmon në zhvillim në aspektin profesional”, u shpreh ajo.

KEDS vazhdimisht ka mbjellë pemë për Ditën e Tokës në institucione të ndryshme arsimore anekënd Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit