11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

KEDS me investim në Vushtrri, zgjidh problemin e energjisë elektrike për shtatë fshatra  

Rekomandime

KEDS po bën të gjitha pëtgatitjet në terren për stinën e dimrit, duke qenë në çdo kohë në shërbim të të gjithë konsumatorëve në Kosovë. Meqënse jemi afër fillimit të rënies së temperaturave, kompania ka shtuar tempon e investimeve edhe në fshatrat Oshlan, Pantinë, Shtitaricë, Duboc, Beçiq, Galicë dhe Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë.

- Advertisement -

 

Ky investim që është planifikuar të përfundojë në muajin tetor, po bëhet në largpërçuesin 10 kV të stacionit hekurudhor, i cili do të jetë në një distancë prej 5.5 km, dhe do t’u shërbejë rreth tre mijë banorëve të këtyre fshatrave.

 

- Advertisement -

Ekipet e KEDS fillimisht kanë nisur largimin e shtyllave të vjetra që kanë qenë të vendosura në zona fushore, për t’i zëvendësuar ato me shtylla betoni në afërsi të rrugës. E gjithë kjo për të rritur sigurinë për furnizim të qëndrueshëm dhe kualitativ, por edhe duke e bërë më të lehtë intervenimin e ekipeve tona në raste të avarisë, pasi që zonat fushore shpeshherë nuk kanë qenë të qasshme për makineritë e rënda, dhe ekipet e KEDS janë obliguar që të gjithë punën ta kryejnë fizikisht.

 

- Advertisement -

Kujtojmë që fshati Oshlan është nga vendet e para që është elektrifikuar në Komunën e Vushtrrisë, ndërkaq tani po investohet në largpërçuesin e tensionit të mesëm duke i dhënë pamje edhe më të mirë këtij fshati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit