1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

KEDS po ndërton nënstacion komplet të ri 35 kV në Zhur të Prizrenit

Rekomandime

Në hyrje të fshatit Zhur, KEDS është duke përfunduar një projekt të madh investiv. Atje po ndërtohet një nënstacion komplet i ri 35 kV me të gjitha stabilimentet përcjellëse.

Përmes këtij nënstacioni po krijohen kapacitetet e nevojshme që do të mundësojnë furnizim stabil dhe kualitativ për rreth 15 mijë konsumatorë, duke përfshirë edhe nivelin 35 kV ku furnizohet poashtu komplet Dragashi. Vlera e këtij projekti është mbi 150 mijë euro.

- Advertisement -

Linja 35 kV e Zhurit ka qenë një ndër daljet më problematike të KEDS mirëpo me investimet e reja konsumatorëve tanë atje do tu ofrohet siguri në furnizim të qëndrueshëm.

Nënstacioni i ri do të ndikojë direkt në zvogëlimin e avarive, do të mundësojë operim të sigurt me pajisjet energjetike të nënstacionit dhe do të krijojë mundësinë e sigurt në operim me komandim nga distanca përmes sistemit SCADA.

Këto investime të KEDS në nënstacione të reja janë jetësim i përkushtimit të KEDS-it që të jetë sa më afër konsumatorëve dhe të përmirësojë në vazhdimësi shërbimet për ta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit