7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kelmendi ia shuan shpresat Serbisë për Asociacionin

Rekomandime

Një ndër temat më të diskutuara kohëve të fundit mbetët Asociacioni mbi baza etnike mbetet njëra ndër temat më aktuale.

Përveç deklaratave të shumta nga liderët vendor ai që ka deklaruar në lidhje me Asociacionin ishte ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili u shpreh se Kosova duhet të lëshojë pe në lidhje me këtë pjesë.

- Advertisement -

“Ne besojmë se vendet e kanë detyrim t’i respektojnë marrëveshjet dhe obligimet e ndërmarra më parë”, ka thënë Kosnett.

Mirëpo ndryshe mendon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi që sipas tij Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, Muhamet Kelmendi u shpreh se Asocacioni i komunave me shumicë serbe mund të jetë vdekjeprurës për Kosovën pasi humë një pjesë territorilae unike.

- Advertisement -

Ai shton se nuk duhet në asnjë mënyrë të lejohet një gjë e tillë dhe një mënyrë për ta ndaluar të është paraqitja e kërkesës për Asociacionin e njejtë shqiptar në Luginën e Preshevës dhe të një Autonomi të gjerë për Sangjakë.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një subjekt vdekjeprurës për Republikën e Kosovës. Me atë humb Republika e Kosovës në tërësi territoriale unike dhe ashtu i ipet mundësia pushtetit serb për të krijuar qendra kriminale kundër Republikës. Në çfarëdo gjendje Asociacioni duhet kundërshtuar. Nuk duhet në asnjë mënyrë të lejohet të ndërtohet. Mënyrë për të ndalur është paraqitja e kërkesës për Asociscionin e njejtë shqiptar në Luginën e Preshevës dhe të një Autonomi të gjerë për Sangjakë”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Kelmendi më tej thotë se Kosova nuk duhet të lejojë asesi të i merren Ujmani, Mitrovica dhe Trepça duke përmendur pjesët e tjera të Veriut që mund të ndërrohen me Luginën e Preshevës.

Mirëpo sipas juristit nëse Serbia kërkon gjithsesi diçka atëhere Kosova të kërkoj Sanxhakun, pasi kjo është një nga mënyrat që Kosova të ruaj hapësiren e saj territoriale.

“Në fakt më e kapshme është tërheqja e kufijëve të ri me Serbinë. Këtu nuk duhet kursesi të lejohet që Ujmani, Mitrovica dhe Trepça të humbin nga Kosova. Pjesë tjetër e Veriut mund të ndërrohet me Luginën e Preshevës. Mirëpo, nëse shteti serb kërkon më shumë, lypset që edhe Kosova të kërkon Sanxhakun. Janë këto mënyra që e ruajnë Republikën në njëren anë dhe në anën tjetër, veprohet për mbrojtjen e popullit shqiptar në Luginë dhe në Sangjak. Janë, pra, mjaftë mundësi që mund të përdoren për të ruajtur hapësiren e Kosovës së ngushtuar dhe Republikën”, tha juristi.

Ndër të tjera ai përmend disa nga mundësitë që mund ta anashkalojnë Asocacionin e komunave serbe, duke filluar nga reparacionet e luftës,kërkimi i përgjegjësive penale të krimëve serbe, paraqitja e padise dhe deri tek njohja reciproke e shtetëve.

“Natyrisht se janë edhe shume mundësi tjera. Shembull: – Reparacionet e luftës, rikthimi i mjetëve të grabitura financiare, rikthimini e mjetëve të pensioneve, kërkim të përgjegjësisë penale të kriminelëve serb në ballë me Vuçiç dhe Daçiç, paraqitia e padisë për gjenocidë dhe kushti i njohjës reciproke të shtetëve. I permenda disa kushte dhe të drejta që në fakt i ka Kosova. Nga këto nuk duhet kurrë të hiqet dorë”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit