16.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Kelmendi këmbëngul: Kurti i ka tradhtuar besimtarët myslimanë

Rekomandime

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti i cili sipas tij doli në krah të Izraelit pas konfIiktit në Rripin e Gazës. Thotë se Kurti tradhtoi besimtarët myslimanë të cilët e votuan me shumicë.

- Advertisement -

“Faktori kryesor që ka determinuar fitoren e VV’së në zgjedhje kanë qenë pikërisht besimtarët praktikues”, thotë Kelmendi.

“Kërkesa ime është e thjeshtë: duke njohur mentalitetin e kryeministrit mendoj se është dashtë të merr shembull vendet perëndimore”, thotë ai.

“Nëse qeveria e Kosovës s’ka dashur të marrë shembull Turqinë apo vendet e tjera me reagim ndaj situatës në Palestinë është dashur t’i marrë shembull vendet perëndimore të cilat kanë thënë “e dënojmë dh.unën”, “kërkojmë paqe në atë vend” dhe jo ashtu si qeveria e Kosovës e bëri të kundërtën, u rreshtuar në krah të Izraelit”, tha Kelmendi në Kanal10.

- Advertisement -

“Kjo për neve është e papranueshme”, shtoi ai.

“Nëse Albin Kurtit nuk i rreh zemra për Palestinë e që nuk i rreh, është dashtë hatri i votuesve të vetë ta respektojë identitetin fetar të votuesve të vetë dhe të bëjë deklaratë parimore, të kërkonte të ndalej dh.una dhe të mos rreshtohej krah Izraelit”, tha Kelmendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit