15.7 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Ish-pjesëtarja e UÇK’së tregon për tmerret që kanë përjetuar gratë e dhunuara gjatë luftës

Rekomandime

Ish ushtarja e UÇK-së, Shkëndije Hoda, ka rrëfyer për përjetimet e grave të dhunuara gjatë luftës, ku tha se ka shumë gra të cilat ende nuk iu kanë rrëfyer bashkëshortëve të tyre për atë që kanë përjetuar.

- Advertisement -

Hoda tha se është e bindur se në Kosovë janë më shumë se 20 mijë persona të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, ndërsa theksoi se vetëm në rajonin e Gjakovës, ajo vet i ka identifikuar 187 raste të dhunimit.

“Ka gra që nuk i kanë rrëfyer burrave të vet, ka prej tyre që burrat i janë ndarë, ndërsa ka edhe raste në Gjakovë kur familja më nuk i ka pranuar, i ka larguar. Problemi i grave që nuk ju kanë rrëfyer burrit atë që ka ndodh tash ato kur t’i marrin pensionin. 187 raste janë që i kam identifikuar vetëm unë kur kam qenë në uniformë. Vetëm në komunën e Gjakovës ka me mijëra, flitet që janë mbi 20 mijë, por unë mendoj se janë më shumë”, tha Hoda në Personale.

E pyetur për ndonjë rast më të rëndë, sa i përket rasteve të grave të dhunuara gjatë luftës, ajo rrëfeu shkurt një rast të tmerrshëm ku ende një familje kosovare vuan për atë që ka ndodhur më shumë se 20 vite më parë.

- Advertisement -

“E kemi një rast që nuk po mundemi me bind familjen me u pajtu. E kemi një rast që pasi e kanë dhunu, e kanë detyruar edhe vëllain me dhunu motrën. Ai është rast shumë i rëndë. Sa herë që vjen vëllai nga jashtë, motra shkon në pushim diku. Ata nuk mund të takohen asnjëherë se nuk mund të shihen në sy”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit