12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kelmendi: Mos u befasoni nga mashtrimet e Kurtit, ai nuk e njeh shtetin e Kosovës

Rekomandime

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi i ka reaguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pasi ky i fundit ka vendosur që të refuzoj ftesën e Presidentit Thaçi për tu konsultuar rreth mandatarit për formimin e qeverisë.

- Advertisement -

Kelmendi në reagim ka thënë se Albin Kurti nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe askush nuk duhet të befasohet nga veprimet e tij.

“Mashtrimet dhe lojërat e Albin Kurtit shumëkënd e kanë zënë në befasi.
Mos u befasoni. Një politikan si Albin Kurti që nuk e njeh shtetin e Kosovës, nuk pritet të punojë për shtetin e Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Sot gjatë ditës Presidenti Thaçi i ka dërguar dy herë letër kryetarit të VV-së për një takim konsultativ në lidhje me emërimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

- Advertisement -

Kurti i është përgjigjur Thaçit se nuk mund të takohet sot përshkak se gjendet jashtë vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit