8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Këngëtarja e njohur kosovare që u la në rrugë në Gjermani, veç pse e bëri këtë gjest

Rekomandime

Ish-drejtori i Ansamblit “Shota”, Dilaver Kryeziu, ka treguar se si e kishte lënë këngëtaren e njohur kosovare në mes të Shtutgartit, veç pse e kishte bërë një veprim gjatë udhëtimit, shkruan Express.

- Advertisement -

Sipas Kryeziut, ajo nuk dilte gjatë kohës sa dilnin këngëtarët e tjerë për të pushuar, por dilte më vonë dhe i linte të prisnin.

Ai s’ka pranuar ta tregojë emrin e këngëtares për të cilën bëhet fjalë, vetëm tregoi se është shumë e famshme.

“Unë jam shumë i rreptë edhe s’ta fali. P.sh një këngëtare tonë, bum këngëtare që është tepër e madhe e kom lanë në rrugë edhe janë çmendë krejt ekstrada, a është e mundur? Shkojshmi n’ Shtutgard, Frankfurt edhe i pyetsha sap o doni pushim, thojshin gjysmë ore ose 15 minuta edhe dilshin.

- Advertisement -

Prej Shkurte Fejzës e deri te Leonora Jakupi, që ka qenë më e reja atëherë me neve. Edhe kur hypshim ne në autobus, ajo dilke jashtë dhe u deshke me prit. Njëherë e lash në Shtutgard edhe po thirr ai që na ka ftu, tha filan këngëtarja ka mbetë, thash e di. Mirëpo, më s’ka ndodh kurrë”, tregoi Kryeziu në ATV.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit