Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka folur ekskluzivisht në emisionin “Frontal”, në T7 lidhur me këngën e saj më të re “Komandant”, këngë kjo që bëri bujë si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.
Jakupi foli edhe për arsyen pse i ka mbetur merak arrestimi i ish-deputetit, Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale në Hagë.
Ajo tha se Selimi ka pasur me ja dhënë një tekst të një kënge që ta këndojë këngëtarja.
“Unë e kam kushëri të fshatit Rexhep Selimin me të cilin mburrem shumë. E kam me merak sepse ka ngel para se me shku në Hagë me ma jep një tekst një kënge me këndu. Një tekst me një këngë të tij dhe uroj që ai dhe gjithë shokët e tij të kthehen sa më parë në Kosovë dhe ta këndojë një këngë me tekstin e tij”, tha ajo.
Rexhep Selimi është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë nën dyshimin se ka kryer KRlME Iufte dhe KRlME kundër njerëzimit.