3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kërkesa me i përzënë shqiptarët e Malit të Zi nga Kosova është primitive dhe fashiste

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Prej që ekzistojmë vazhdimisht të tjerët na kanë përzënë nga trojet tona. Lëmsh na kanë bë. Nuk na lanë vend askund mijëra vjet.

Ikëm, kryesisht në Gjermani e Zvicër për të siguruar mbijetesën. Gjermanët na hapën dyert, përkundër faktit që ua shkaktuam 2 milionë probleme.

E neve që qendruam na trajtuan si ardhacakë në trojet tona. Të fundit troje i humbëm ato në Mal të Zi. Por, disa treva, përkundër respresionit sistematik, mbijetuan. Na dhanë edhe ndër akademikët më të njohur shqiparë.

- Advertisement -

Tash, ka njerëz që nuk dëshirojnë as ti lënë në Kosovë. Sot, profesori i gazetarisë, Milazim Kranbiqi kërkoi që ti përzëmë nga kanë ardhur. Pra, ne që mbijetuam falë hapjes së dyerve nga të tjerët, t’ua mbyllim dyert pjestarëve të popullit tonë.

Ky është mentalitet i mjerë primitiv. Për më tepër, ai e ka mbjellë këtë mentalitet tek mijëra gazetarë kosovarë e ata mu d ta mbjellin tek populli. Prandaj, mjerimin tonë ne duhet ta kërkojmë kryesisht tek vetvetja. Me pas qenë të zotët e vetes dhe të bashkuar nuk kishin bë hajgare secili popull që na mësyu gjatë historisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit