4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kërkesa për dorëheqjen e Kurtit, ish këshilltari i Avdullah Hotit del kundër: Mos u ngutni!

Rekomandime

Visar Berisha, ish këshilltar i Avdullah Hotit, gjatë kohës që ky i fundit ishte kryeministër i Kosovës, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas disa kërkesave të disa analistëve për dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i kryeministrit, pasi Vetëvendosje fitoi vetëm katër komuna në zgjedhjet lokale.

“Mos u ngutni me Albinin!! Kërkesa për dorëheqjen e Albinit është tekanjoze dhe jo në të mirën e vendit. Pse? Sepse opozita e sotme ende s`e ka gati projektin politik për vendin, për dekadën në të cilën kemi hy”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

- Advertisement -

Sipas tij, opozita aktuale në Kosovë duhet t’i bindë qytetarët me kauzën e saj, nëse dëshiron që të vije në pushtet.

“Ata tash duhet me gjetë kauzën, me brumosë atë dhe me na e prezantu, nëse dojne me ardhe në pushtet. Rrumballaksimi i pavarësisë se Republikës tonë, shëndoshja e kapitalizmit dhe barazia duhet me marr zgjidhje, sahat e para. Opozita e sotme duhet me na bindë se mujnë me ba. Përndryshe, do t`kemi një pushtet si ky i sotmi, i ardhur pa projekt, por mbi inatet, përjashtimet dhe arrogancën! Për qeshtu, jo faleminderit”, ka shkruar Visar Berisha, ish këshilltar i Avdullah Hotit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit