4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kërkohet shkarkimi i menjëhershëm i Hashim Thaçit, ja arsyeja!

Rekomandime

“Nëse ka argumente që Presidenti Thaçi ka bërë marrëveshje të fshehtë për ndarjen e Kosovës, atëherë pa hezitimin më të vogël Qeveria e re duhet të nisë procedurën për shkarkimin e tij. Për ta shkarkuar Presidentin duhen votat e 81 deputeteve të Kuvendit të Kosovës. Kështu që koalicionit LVV-LDK dhe minoriteteve jo serbe i duhen edhe votat e AAK-së. Besoj që votat e tyre do të siguroheshin pa asnjë problem për shkarkimin e tij, kur bëhet fjalë për shkelje të Kushtetutës dhe cenim të sovranitetit dhe integritetit të shtetit”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Pas deklarimit publik të Ish zyrtarit të Departamentit amerikan të Shtetit, James Hooper se ekziston tanimë një marrëveshje Kosovë-Serbi, por se vështirësia është te zbatimi i saj, gjë që nënkupton marrëveshjen për ndryshimin e kufijve të Kosovës sipas skenarit të pajtuar me Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuqiqit, analistit politikë theksojnë se lidhur me këto pohime dhe dyshime rreth marrëveshjes, duket të angazhohet menjëherë qeveria e re e Kosovës, të sheh se çfarë në të vërtetë përmban ajo marrëveshje e arritur në mes të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit.

Sipas analistit politik, Faik Krasniqi, nëse vërtetë ka të bëjë me shkelje kushtetuese, atëhre duhet të iniciohet menjëherë procedura e shkarkimit dhe ndjekjes penale të Hashim Thaçit për tradhti ndaj shtetit.

Faik Krasniqi

“Nëse ka argumente që Presidenti Thaçi ka bërë marrëveshje të fshehtë për ndarjen e Kosovës, atëherë pa hezitimin më të vogël Qeveria e re duhet të nisë procedurën për shkarkimin e tij. Për ta shkarkuar Presidentin duhen votat e 81 deputeteve të Kuvendit të Kosovës. Kështu që koalicionit LVV-LDK dhe minoriteteve jo serbe i duhen edhe votat e AAK-së. Besoj që votat e tyre do të siguroheshin pa asnjë problem për shkarkimin e tij, kur bëhet fjalë për shkelje të Kushtetutës dhe cenim të sovranitetit dhe integritetit të shtetit”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Ai ka rikujtuar se derisa Kosova është Republikë Parlamentare, e ku të gjitha marrëveshjet e nivelit ndërkombëtar duhet të kalojnë për miratim në parlament, atëherë edhe një marrëveshje e tillë nuk mundë ta anashkalojë Kuvendin, por duhet të diskutohet dhe analizohet nga të zgjedhurit e popullit, dhe në rast të konstatimit të devijimit nga Kushtetuta, duhet të ndërmerren veprimet për shkarkimin e kreut të shtetit.

“Një gjë duhet ta potencojmë. Kosova është Republikë parlamentare. Asnjë marrëveshje ndërkombëtare s’mund të kaloje pa u votuar në Kuvendin e Kosovës me votat e shumicës së deputetëve të Kosovës. Kështu që nuk shoh ndonjë rrezik, edhe nëse presidenti Thaçi të ketë bërë marrëveshje tinëzare me Vuqiqin, sepse asnjë deputet shqiptar nuk është çmendur ta votoje një marrëveshje të dëmshme për Kosovën”, deklaroi Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit