Sot rreth orës 19:50, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në lagjen “Arbëri” (Ish Daragodan) në Prishtinë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Daut Hoxha, i cili ka thënë se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
“Rreth orës 19:50 është raportuar se në parkun e ri të lagjes ‘Arbëria’ në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë”.
“Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Detajet tjera do të mësohen pas raportimeve shtesë”.