23.6 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Këshilltari i Konjufcës i kundërpërgjigjet ministrit serb: Duhet t’i tregojë dikush këtij racisti fashist se në Kosovë 

Rekomandime

Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i ka reaguar ministrit të jashtëm serb Nikolla Selakoviq, i cili dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se 200 mijë serbë nuk lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre në Kosovë.

- Advertisement -

Tali i është kundërpërgjigjur Selakoviqit, duke i thënë se në kohën kur “gjithçka ishte serbe” (1991), në Kosovë jetonin 194,190 serbë.

Ndërsa, sot, sipas tij, jetojnë diku rreth 90 -100 mijë serbë.

Reagimi i Talit në Facebook:

- Advertisement -

Nikolla Selakoviq, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë

“200 mijë serbë nuk lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre në Kosovë”.

- Advertisement -

Duhet t’i tregojë dikush këtij racisti fashist se në Kosovë, edhe në kohën e aparthejdit miIIosheviqian, pra atëherë kur gjithçka ishte serbe, nuk jetonin 200 mijë serbë. Sipas regjistrimit të vitit 1991 në Kosovë jetonin 194,190 serbë.

E sot, sipas vlerësimeve tuaja (pra Serbisë), në gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe tri komunat veriore, jetojnë diku rreth 90 -100 mijë serbë. Atëherë si nuk po u lejokan të kthehen në shtëpitë e tyre 200 mijë serbë?!

As në kohën e Rankoviqit nuk kanë jetuar 300 mijë serbë në Kosovë.

Më së shumti serbë të regjistruar në Kosovë pati me 1971, atëherë jetonin jo më shumë se 228,264 serbë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit