7.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Xhavit Jashari: Albin Kurti të japë dorëheqje nëse nuk ka kapacitet t’i reaIizojë premtimet

Rekomandime

Këto dekIarata ai i ka bërë teksa komentoi protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para Kuvendit të Kosovës lidhur me përjashtimin e tyre nga ProjektIigji për Pagën MinimaIe.

Sipas tij, kjo do të ishte shumë e moralshme për Kurtin sepse ka “njerëz tjerë që mund të bëjnë zgjidhje për probleme”.

- Advertisement -

Do të ishte shumë njerëzore e moralshme për kryeministrin e vendit meqenëse ka bërë premtime të mëdha për me ardh si kryeministër që nëse nuk ka kapacitete dhe nuk mund të realizojë ato premtime që u ka dhënë qytetarëve madje nëse nuk ka kapacitet të përballet me problemet që ka shteti i Kosovës në këtë rast me bisedime, është shumë normale me dhënë dorëheqje dhe me lëshu rrugë se ka njerëz tjerë”, shtoi ai.

Ndërkaq, sa i përket protestës, Jashari thotë se u kanë dërguar mesazh Qeverisë dhe parlamentit të mos “bëjnë gabim” duke përjashtuar veteranët nga Projektligji për Pagën Minimale.

Ju e dini që ne i kemi çu mesazh të qartë edhe Qeverisë edhe parlamentit të mos bëjnë një gabim të tillë sepse Qeveria obligohet të zbatojë ligjin që është aprovu në Parlamentin e Kosovës ku paga minimale e benificionet lidhur me pagën minimale në Kosovë dhe momentin që rritet paga minimale, me automatizëm duhet ngritur beneficioni i veteranit të UÇK-së”, tha ai.

- Advertisement -

Madje, ai në “Ditari” në Tëvë 1 thotë se beneficionet e veteranëve janë të garantuara edhe me Ligjin i cili është miratuar

Po ashtu, ai në “Ditari” në Tëvë 1 potencon se me ngritjen e pensioneve për veteranët nuk implikohet buxheti i Kosovës.

- Advertisement -

Kemi kërkuar nga Kurti dhe Qeveria të shpjegojë ku e ka problemin me këto vlera sidomos me veteranët që tendencat në vazhdimësi janë të largojë nga paga minimale veteranët dhe duhet të konsultojë ligjin, kryeministri dhe Qeveria sepse në ligj thuhet se në çfarëdo implikimesh që mund të vie.

Qeveria definicioni nuk duhet të jetë nën pagën minimale që nënkupton se në përputhje me kapacitetet buxhetore që ka, Qeveria mund ta ngris edhe 1 mijë euro paga minimale për veteranët por në situata kur kemi implikime është e lidhur me ligjin bazik ku paga nuk mund të jetë nën pagën minimale”, shtoi ai./teve1.info/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit