9.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Këshilltari i kryeparlamentares: Presidenti dha urdhër që të mbahet seancë, këtë s’mund ta bëjë

Rekomandime

Këshilltari i kryeparlamentares Vjosa Osmani, Faton Peci ka reaguar edhe njëherë për seancën që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kishte thirrur për sot, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Peci ka shkruar në Facebook se Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk e ka refuzuar mbajtjen e seancës së kërkuar nga presidenti i vendit, por datën e cakton Kuvendi dhe nuk e imponon asnjë institucion tjetër

“Presidenti nuk ka kërkuar, por ka urdhëruar konvokimin e një seance të Kuvendit të Kosovës sot për sot, veprim i cili nuk mund të bëhet as në bazë të Kushtetutës, por as në bazë të praktikave të mëhershme të presidentëve të mëparshëm. Presidenti nuk ka kërkuar raportim e as seancë të jashtëzakonshme, por vetëm adresim, ndaj të cilit deputetët nuk mund të bëjnë pyetje apo komente pas fjalimit të tij”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit