2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Këshilltari i Kurtit: Ballkani i Hapur = Ballkani i Copëtuar

Rekomandime

Jeton Zulfaj, këshilltar i Kryeministrit Albin Kurti, vlerëson se e vetmja platformë rajonale për treg të përbashkët është ajo në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në një qëndrim të tij ka thënë se projekti “Ballkani i Hapur” është tentativë për copëtim të rajonit.

- Advertisement -

“Ballkani i Hapur = Ballkani i Copëtuar”, ka shkruar ai.

“Tregu i Përbashkët Rajonal është e vetmja platformë rajonale nën Procesin e Berlinit, e përkrahur nga dhe bazuar në ligjet e BE-së dhe miratuar nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarët e Procesit të Berlinit”, ka thënë Zulfaj.

“Çdo gjë tjetër jashtë Procesit të Berlinit dhe BE-së u shërben vetëm atyre që ju intereson Ballkani i Copëtuar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit