9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

”Ke rrogë 400 euro por posedon 3, 4 ose 5 apartamente, atëherë verifikohet pasuria” – Konfiskimin e pasurisë e bënë gjyqësori, jo agjencia

Rekomandime

Zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu, ka folur rreth nisjes së hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se javën e ardhshme do të mblidhen me grupet punuese më të ngushta, për të hartuar një draft të këtij projektligji, ndërsa grupet më të mëdha punuese do të punojnë në ndryshimin e tij apo hartimin më të zgjeruar.

”Në ditët në vijim, do të formohet një draft i cili do të analizohet, ku do të vihet që do të vie tek një lloj drafti që do të analizohet nga një grup më i gjerë punues, përfshirë edhe prej ekspertëve ndërkombëtarë”.

Nëse do të jenë edhe qytetarët pjesë e verifikimit të pasurisë, Sallahu mohoi një gjë të tillë.

- Advertisement -

”Jo, do të jenë vetëm personat zyrtarë. Sipas kodit penal, me persona zyrtarë nënkuptojmë të gjithë ata persona që punojnë në institucionet publike të Kosovës. Automatikisht nuk do të hetohen të gjithë këta persona, por nëse ka ndonjë ndërshpërputhje prej të hyrave të ligjshme dhe pasurisë së fituar, atëherë një agjenci që do të krijohet me këtë projektligj, do të iniciojë rastet e tilla nëpër gjykata. Ku gjykata do ta shqyrtojë nëse ka ndonjë shpërputhje të tillë”.

A është kjo në kundërshtim me të Drejtat dhe Liritë e Njeriut?

- Advertisement -

”Jo, siç e dini ne kemi një konceptdokument, ato janë krahasuar prej shteteve ligjore të ndryshme të Bashkimit Europian. Kemi analizuar edhe disa vendime të Gjykatës së Strasburgut, edhe sistemin tonë juridik, dhe assesi nuk ka ndonjë kundërshtim apo cënim të lirive dhe të drejtave të njeriut të përcaktuara me Kushtetutë”.

”Gjithçka që na çon në atë që po flasim është se ky ligj do të jetë në përpikshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

”Hetimin sot jemi dakorduar, për të vendosur disa parime, për të krijuar një agjenci të caktuar që bënë një lloj hulumtimi ndërmjet të hyrave dhe pasurisë së bërë”.

”Nëse ke një rrogë mujore 400 euro por posedon 3,4,5 apartamente të caktuara me vlerë shumë të madhe, atëherë verifikohet marrja e atyre të hyrave. E rëndësishme është se e drejta për konfiskim ose jo të pasurisë, i lihet sistemit gjyqësor. Nuk i lihet agjencisë. Prandaj nuk ka mundësi të keqpërdoret kjo”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit