8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Këshilltari i Kurtit paralajmëron padi për shpifje ndaj Ramush Haradinajt

Rekomandime

Luan Dalipi, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Përmes një postimi në Faceboo, Dalipi ka thënë se arsye për këtë është deklarata e Haradinajt se “Dalipi është një njeri i akuzuar për korrupsion, madje ai ka tri shtëpi në lagjen Marigona, dhe se dy prej tyre janë të Kurtit”.

- Advertisement -

Ramushi ka shpif dy herë ndaj meje. Shpifja e parë është se unë jam i akuzuar dhe gjykuar nga BE-ja. Kjo është gënjeshtër. Sa për informim, aktakuza që po i referohet Ramushi nuk ka qenë për korrupsion si dhe është rrëzuar para hyrjes në shqyrtim gjyqësor, rrjedhimisht nuk është konfirmuar aktakuza. Kjo aktakuzë ishte ngritur përkundër konstatimit paraprak zyrtar të agjencisë relevante të Komisionit Evropian se nuk është gjetur asnjë dëshmi për parregullsi për çështjen”, shkruan Dalipi në Facebook.

“Shpifja e dytë është se unë jam pronar i tri shtëpive në lagjen Marigona, edhe kjo është gënjeshtër. E kam vetëm një shtëpi. Pasuria ime eshte e deklaruar në organet kompetente. Mburrem me arritjet e mija në sektorin privat (mbi 20 vite punë në Kosovë dhe SHBA), ku të gjitha të hyrat janë të audituara nga shteti dhe kompanitë e auditimit. Mua nuk më vjen marre nga pasuria, sepse e kam fitu me punë, mendje dhe trashëgimi. Veç e kam njoftuar Ramushin që do ta padisë për këto shpifje”, ka shkuar ai.

Ndryshë, mbrëmë kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka lëshuar akuza ndaj Luan Dalipit, këshilltar kryesor i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

- Advertisement -

Haradinaj ka thënë se Dalipi është një njeri i akuzuar për korrupsion, madje tha se ai ka tri shtëpi në lagjen Marigona, dhe se dy prej tyre janë të Kurtit.

“Zotnia që e ka zgjedh Albin Kurti me qenë shef i kabinetit të tij, Luan Dalipi, jeton në të njëjtën lagje me mua, ai zotni ka tri shtëpi në Marigonë. Dy prej tyre flitet që janë të Albinit edhe të Vetëvendosjes”, u shpreh Haradinaj.

- Advertisement -

Haradinaj u pyet nëse e ka parë Kurtin aty, e ai tha, “nuk e di a e kam parë, pyeteni ju”. “Unë kam parë Luan Dalipin që banon aty, një njëri prej 2 milionë kosovarëve u zgjodh, njeri i akuzuar për korrupsion, me aktgjykim, nuk e di ka marrë dënim apo jo. Dhe flitet në lagje se dy prej tyre janë të Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes, nuk e di për çfarë i shfrytëzojnë por flitet”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit