-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Këshilltari i Veselit: E shpëtoi PDK’në nga fundosja, u soll si rugovist në Parlament

Rekomandime

Njëri prej këshilltarëve të Kadri Veselit, Blerim Larifi ka shkruar se ish-Shefi i SHIK’ut e shpëtoi nga fundosja Partinë e themeluar nga Hashim Thaçi.

Në një tekst të gjatë për udhëtimin liderit të PDK’së, Latifi ka shkruar se dikush partinë vazhdon ta shohë si instrument për biznes e tendera.

- Advertisement -

Kadri Veseli, pasluftës kishte udhëhequr SHIK’un, një organizatë që është marrë më spiunazh ndërsa është akuzuar për veprime kriminale.

Blerim Latifi po thotë se gjithçka që u shkrua për SHIK’un ishte e pasaktë.

Profesori i filozofisë ka shkruar edhe për rrugëtimin e Veselit në Parlament duke thënë se veproi sikur Rugovist për të evituar gjakëderdhjen.

- Advertisement -

Në Kuvend Kadri Veseli u soll, jo si një politikan i ardhur nga një strukturë ushtarake, por si një rugovist i durueshëm: veprimit të dhunshëm opozitar, iu përgjigj me masa të tolerimit. Në ndonjë çast dobësie, e humbi vetkontrollin, por në fund ia arriti asaj që nuk e hiqte nga mendja: evitimin e gjakderdhjes në institucionin më të lartë të shtetit, në kohën kur ky institucion nga brenda sulmohej me gaz lotsjellës, e nga jashtë me gurë e gjësende të forta nga turmat e nxitura prej opozitës”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i Latifit:

- Advertisement -

Udhëtimi i Kadri Veselit

Për shkak të natyrës së punës që bënte, si Drejtor i Shërbimit Informativ të Kosovës, ai ishte i detyruar të heshte dhe t’u shmangej përplasjeve publike, me ata që e akuzonin për aktivitet të paligjshëm.

Kjo u mundësoj keqbërësve, të të gjitha llojeve e partive, që poshtërsitë e tyre t’ia faturojnë atij.

Kështu SHIK-u, i ndërtuar për të mbledhur informata të sakta për sigurinë në vend, e humbi betejën mediale me informatat e pasakta, që gatuheshin dhe qarkullonin në thashethemnajën politiko- mediale të Prishtinës.

Dhe kur hyri në politikë, Kadri Veselit iu desht të merrej me drejtimin e një partie të konsumuar nga pushteti, e në disa pikëpamje, edhe të stërkequr prej tij.

Bëri atë që secili vështirë se do ta bënte: e shpëtoj PDK-në nga fundosja, e cila dukej e pashmangshme, falë faktit se një numër individësh brenda PDK-së, e kishin kthyer atë në instrument të bizneseve të tyre familjare.

Ata ende janë aty, në pritje të ndonjë shanse të re për të vazhduar të vetmën gjë që dinë të bëjnë: politikën të kuptuar si tender dhe mbushje e administratës publike me farefis e klientelë personale.

Në Kuvend Kadri Veseli u soll, jo si një politikan i ardhur nga një strukturë ushtarake, por si një rugovist i durueshëm: veprimit të dhunshëm opozitar, iu përgjigj me masa të tolerimit.

Në ndonjë çast dobësie, e humbi vetkontrollin, por në fund ia arriti asaj që nuk e hiqte nga mendja: evitimin e gjakderdhjes në institucionin më të lartë të shtetit, në kohën kur ky institucion nga brenda sulmohej me gaz lotsjellës, e nga jashtë me gurë e gjësende të forta nga turmat e nxitura prej opozitës.

Është thjesht meritë e tij, të cilën e nesërmja gjakftohtë me siguri do t’ia njohë. Në takime me diplomatë e zyrtarë të huaj, nuk e dëgjova kurrë të fliste keq për opozitën, diçka e rrallë në politikën shqiptare.

Gjithë kohën e ruajti korrektësinë në partneritetin qeverisës me Isa Mustafën, por në fund u akuzua për prishjen e këtij partneriteti, edhe pse shkaqet ishin krejt tjetër kund. Zyrtarët e LDK-së habiteshin me mirësjelljen e tij politike, sepse kishin përballë një njeri që nuk korrespondonte fare me atë përbindëshin e nëntokës, për të cilin fliste gjithë kohën aparati i tyre propagandistik.

Të njëjtën korrektësi e përsëriti edhe me Ramush Haradinajn. Kur të tjerët i kërkonin ta rrëzoj “Ramushin e papërgjegjshëm”, ai u thoshte se ia ka dhënë fjalën, e se qeveria kurrë nuk do të bie për shkak të dallimeve të brendshme rreth taksës.

Kështu njeriu, për të cilin ishin sajuar sa e sa histori komploti e intrige, realisht nuk ishte në gjëndje të përfshihej as në intrigat më të thjeshta të lojës së pushtetit.

I ndodhur midis fjalës së dhënë Ramushit dhe miqësisë së vjetër me Thaçin, ai do ta konsumoj një pjesë të mirë të mandatit të tij të dytë duke ndërmjetësuar në konfliktin e tyre lidhur me orientimin e dialogut me Serbinë.

Nga Haradinaj shkonte të Thaçi dhe prej andej përsëri tek Haradinaj, në përpjekje për të harmonizuar një qëndrim të përbashkët shtetëror.

Ideja e delegacionit të përbashkët shtetëror për dialogun, u zhvillua në zyrën e tij, kryesisht.

Dhe përsëri e akuzuan për mungesë qëndrimesh të qarta.

Në zgjedhjet e fundit imponoi standardin për t’i mbajtur jashtë listave zgjedhore njerëzit me akuza korrupsioni dhe kundërshtarët vrapuan ta bëjnë të njëjtën gjë, me qëllim që të mos ia lënë këtë standard si përparësi elektorale.

Dhe vetëm dy orë pas mbylljes së kutive, doli dhe pranoi publikisht se PDK-ja kishte humbur zgjedhjet, duke vendosur kështu një standard etiko-politik, të munguar tradicionalisht në politikën shqiptare, andej dhe këndej kufirit.

Kështu rrodhën gjërat.

Të hënën që vjen ai udhëton në Hagë, në përgjigjje të ftesës së marrë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, për t’u përballur me një imazh tjetër negativ që është ndërtuar për UÇK-në, në themelimin e të cilës ishte pjesëmarrës dikur.

Unë e kam një koment të vetëm për këtë udhëtim : Veni, Vidi, Vici! Erdha, Pashë, Fitova!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit