8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Këshilltari i Vjosa Osmanit tregon shpenzimet e Thaçit e Osmanit: Dikush shpenzon 76 herë më shumë se dikush tjetër

Rekomandime

Këshilltari i Vjosa Osmanit tregon shpenzimet e Thaçit e Osmanit: Dikush shpenzon 76 herë më shumë se dikush tjetër

- Advertisement -

Këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton PEci ka shpërndarë një fotografi ku përmes saj ka treguar dallimet në shpenzime për dreka dhe darka mes presidentes në detyre, Vjosa Osmani dhe presidentit, Hashim Thaçi.

Peci thotë se nuk kanë dashur të mirren me shpenzimet e të tjerëve, por kur panë propagandën thotë se u detyruan tu dalin përpara fakteve.

Ai thotë se Thaçi i ka pasur shpenzimet 76b herë më të mëdha se Osmani.

- Advertisement -

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

- Advertisement -

Ashtu siç kemi thënë dje, asnjëherë nuk kemi dashur të merremi me çështjen e shpenzimeve të të tjerëve, duke pasur parasysh se i gjithë fokusi ynë duhet të jetë tek arritja e ndryshimit të shumëpritur në vendin tonë. Mirëpo, kur shohim vazhdimin e propagandës së disave për kinse shpenzime nga kabineti i kryetares së Kuvendit/u.d. Presidentes, na detyrojnë sërish t’u dalim përpara me fakte. Shifrat e publikuara më poshtë bazohen në raportet zyrtare të institucioneve, ashtu siç na janë dorëzuar ne. Disa dje thonin se nuk mund të krahasohet një vit pandemik me vitet paraprake pa pandemi. Përderisa ky argument vlen për biletat e udhëtimit, nuk vlen aspak për shpenzimet tek kategoria: dreka/darka zyrtare. Por, meqë kërkuat, më poshtë e keni krahasimin edhe për vitin pandemik 2020 dhe provoni të arsyetoni pse dikush shpenzon 76 herë më shumë se dikush tjetër. Jo dyfish, por 76 herë!

– Në vitin 2019, Presidenti Thaçi me Kabinetin e tij kishte shpenzuar mbi 139 mijë euro për dreka/darka zyrtare, për dallim nga Vjosa Osmani me Kabinetin e Kuvendit që ka shpenzuar rreth 1 mijë e 400 euro.

– Në vitin 2020, në vit pandemik pra, për vetëm 10 muaj, Thaçi ka shpenzuar mbi 76 mijë euro në dreka/darka zyrtare.

– Nëse doni të krahasoni një dy-mujor, mesatarja e e Thaçit është rreth 20 mijë euro shpenzime për dy muaj në dreka/darka zyrtare, kurse Vjosa Osmani dhe kabineti ka shpenzuar ZERO euro per dreka/darka zyrtare për dy muaj në Presidencë.

P.S. Aktivitete zyrtare kemi bërë shumëfish më shumë, por shpenzime shumëfish më pak. Kush dëshiron t’i shohë, ato janë të gjitha publike!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit