11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vera po vjen, kështu duhet të veproni nëse ju kap ngërçi në këmbë kur jeni në ujë

Rekomandime

Nëse gjatë notimit ju kap ngërçi në këmbë, është shumë me rëndësi që të qëndroni të përmbajtur dhe t’i kujtoni teknikat e vetë-shpëtimit

- Advertisement -

Ngërçet në këmbë gjatë notimit ndodhin nga shtrirja dhe ftohja e muskujve. Kjo mund t’u ndodhë edhe notarëve më me përvojë, andaj është shumë me rëndësi që të dini se si të reagoni sa më parë.

Teknika më e mirë e vetëshpëtimit në situatë të tillë është Ligji i Arkimedit. Ai thotë që trupi i zhytur në ujë është më i lehtë sa pesha e ujit të zhvendosur.

Kjo teknikë ju mundëson që të qëndroni në sipërfaqe dhe të prisni ndihmën.

- Advertisement -

Merrni frymë thellë dhe qëndroni shtrirë në shpinë, qëndroni maksimalisht nën ujë, ndërsa vetëm fytyra të jetë mbi sipërfaqen e ujit.

Me lëvizje të lehta rrethore të duarve dhe këmbëve pluskoni në ujë dhe filloni të lëvizni në drejtim të plazhit.

- Advertisement -

Kini kujdes të merrni frymë thellë dhe t’ju jenë mushkëritë të mbushura me ajër, sepse ashtu krijoni notim plotësues.

 Derisa jeni duke pritur ndihmën, shtrijeni muskulin e rënë ngërç 10 – 15 sekonda derisa të lirohet.

Pasi që t’ju kalojë duhet sa më parë të dilni na uji, sepse situata mund t’ju përsëritet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit