5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kështu duket pakoja ime e rimëkëmbjes, kushton 1 miliard euro

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Në pandemi nuk është goditur populli. Përkundrazi, i bllokuar ka kursyer.

Në pandemi është goditur punëtori. E atij, nuk i duhet ndihma 1 mujore a 2. Punëtorit i duhet puna, që ai ta sigurojë pagën dhe ta mbajë familjen. Me këtë pako, ai do ti merrë 2 muaj nga 300 euro, ndërsa pas vitit të ri, andej nga shkurti do të jetë edhe pa pagë, edhe pa ato 300 euro.

Pandemia ka goditur bizneset, sidomos ato të mëdhatë dhe të mesmet, që punësojnë numër të madh punëtorësh. E ato, i kanë larguar mijëra sosh nga puna.

- Advertisement -

Pako e Rimëkëmbjes do të duhej të fokusohej aty. Pra, të caktonte një shumë për punëtor. Nëse një biznesi i jepen 100 mijë euro, ai ta ketë obligim t’i mbajë në punë së paku 100 punëtorë për 2 vjetët e ardhshme. Sa ma shumë, aq më tepër punëtorë.

Pako do të duhej të orjentohej edhe nga miniera jonë e arit, Diaspora.

- Advertisement -

Aty ka me mijëra biznese. Ne do të duhej që atyre biznesve që kanë qarkullim vjetor mbib1 milion euro t’ua siguronim tokën, çasjen në kapital sikurse t’ua paguanim pagën për punëtor gjatë 2 vjetëve të ardhshme. Ta kenë kriter t’i punësojnë së paku 50 punëtorë dhe të operojnë së paku 5 vjet.

Maqedonia dhe Serbia janë duke e bërë këtë kahere, edhe para pandemisë. Plot biznese të mëdha kosovare kanë ikur andej, duke e bartur veprimtarinë kryesore atje.

Hapi i tretë do të duhej të fokusohej nga bizneset e goditura më së keqi. Padyshim, gastronomia ka prioritet. Por, aty do të duhej të përjashtoheshin komplet makretet dhe supermarketet, që kanë punuar edhe gjatë mbylljes totale.

Sigurisht, bizneset si gastronomia, për cdo 10 mijë euro që marrin, do të duhej ta kishin obligim mbajtjen e një punëtori në punë.

Kjo strategji do të eleminonte përnjiheri humbjen e vendeve të punës dhe do të krijonte platformën pë bazat e zhvillimit ekonomik të mirëfillt.

Kostoja e kësaj pakoje është 1 milard euro. Shteti do të hynte borxh, por ky është borxh shunë më me mend, pasi rimbursohet fuqishëm.

Nesë, vetëm iu japim pare njerzëve pa kushte e pa kritere, atëherë do të shohim qindra vetura luksoze më tepër në rrugë, e mijëra punëtorë, gjithashtu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit