3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kështu nisi shembja e Jugosllavisë, nga Prishtina në Split, ja tri faktet të vitit 1990!

Rekomandime

Tri fakte interesante por edhe tronditëse për botën sportive! Serbia kishte suprimuar autonominë e Kosovës me 23 mars të vitit 1989.

Klubi i futbollit Prishtina ishte halë në sy për klubet ish jugosllave, si në Serbi, në Maqedoni, në, Mal të Zi siç ishte Nikshiqi.

- Advertisement -

Faktet e nisjes së shembjes së Jugosllavisë, deshëm apo nuk deshëm, e pranuam apo s’e pranuam nisën nga sporti, nga ndeshjet e futbollit.

Turpi i madh ndodhi në stadiumin e Qytetit në Prishtinë (sot stadiumi “Fadil Vokrri”), në takimin mes Prishtinës dhe Proleterit të Zrenjanit, e cila përfundoi baras 0:0 në kuadër të ligës së dytë federative.

Gani Llapashtica, me 9 prill 1990 në spitalin e Prishtinës

Atëherë, kur ndeshja përfundonte baras, penalltitë përcaktonin se cila do ta fitonte një pikë. Prishtina humb me 6:5. Pas ndeshjes, rrihen keq futbollistët e Prishtinës nga milicia e regjimit ish jugosllav dhe më së keqi e kishte pësuar mbrojtësi Gani Llapashtica, që ishte shtrirë në spital. Kjo ndodhi me 8 prill të vitit 1990!

- Advertisement -

Turpi i një regjimit jugosllav që sulmoi lojtarët vetëm pse ishin shqiptarë. E dyta, me 13 maj të vitit 1990 ndodhi katastrofa në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, rrihen tifozët BBB-ës të Dinamos me tifozët famëkeq të Cërvena Zvezdës së Beogradit, “Delija”, të ndërsyer nga krimineli Arkan (Zhelko Razhnjatoviq) në atë kohë.

- Advertisement -

Ndeshja ndërpritet, rrahje masive në tribuna e në fushë, ndërsa Zvonimir Boban, futbollist i Dinamos, në stilin e karateistit godet milicin jugosllav. Në këtë ndeshje mungoi Kujtim Shala për Dinamon sepse ishte i lënduar.

Boban godet milicin jugosllav

Fakti i tretë, ndodhi me 26 shtator të vitit 1990 në stadiumin e quajtur bukuroshe “Polud” të Splitit, ndërpritet ndeshja mes Hajdukut dhe Partizanit të Beogradit. Ardian Kozniku e pa me sy se çka ngjau në stadium se luante titullar për Hajdukun. “Torcida” e Hajdukut e revoltuar nisi përleshjen në stadium dhe e dogjën Flamuri jugosllav, Flamurin me të urryer!

Këto janë tri faktet e para të shembjes së ish Jugosllavisë! Dhe krejt në fund, gushti i vitit 1991 ishte një kapitull i ri, klubet kroate, sllovene dhe ato të Kosovës, tërhiqen nga garat ish jugosllave, nuk pranojnë të luajnë me klubet serbe dhe formojnë kampionatet e pavarura. Kjo ishte mrekullia!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit