1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Këta ishin 130 deputetët e Parlamentit të Kosovës në vitin 1992, prej tyre 96 të LDK-së

Rekomandime

Më 24 maj 1992 janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Republikën e atëhershme të Kosovës. Zgjedhjet u mbajtën në kohën e okupimit serb të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme. Shumicën dërmuese në Kuvend e kishte fituar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa udhëheqësi i saj Ibrahim Rugova u zgjodh President.

Publicisti Halil Matoshi ka garuar në zgjedhjet e pas luftës për t’u bërë deputet, por nuk ia ka arritur. Megjithate, në vitin 1992 ai kishte arritur të fitonte ulëse në Kuvendin e Kosovës që kishte në përbërje 130 deputetë.

- Advertisement -

Zgjedhjet u mbajtën më 24 Maj dhe ato u fituan bindshëm nga Lidhja Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Ibrahim Rugova, që më pas do të zgjidhje edhe President i vendit. Matoshi ka sjellë edhe fotografitë e deputetëve dhe profesionet e tyre, shkruan Reporteri.

15 nga ta, shkruan Matoshi, nuk jetojnë më dhe një pjesë janë ende të zhdukur. Në listën e këtyre deputetëve shihet se shumë prej tyre janë ende aktiv në jetën publike.

Në Kuvénin e parë plural 1992, isha deputet i Partisë Parlamentare, që doli e dyta, mas LDK-së
Si sot, 28-vjet ma përpara, janë mbajtun zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale, shumpartiake në Kosovë.

- Advertisement -

Në parlamentin e parë plural të Republikës së Kosovë janë zgjedhë 130 Deputetë prej 22 partive dhe grupacioneve politike, 96 deputetë janë të LDK-së, 11 të PPK-së dhe 2 kandidatë të pavarur nga zgjedhjet e drejtpërdrejta. Ndërkaq në ato proporcionale, 12 deputetë të PPK-së, plus 11 të PSDK-së, 7 të PFK-së dhe 7 të PSHDK-së. Mosha mesatare e deputetëve asht 42 vjeç e nëntë muaj. Deputeti më i vjetër është Prof.

Anton Çetta 72 vjeç e 4 muaj, ndërsa më i riu Haki Ymeri 24 vjeç e 5 muj.

- Advertisement -

[irp posts=”129269″ name=”Kështu votuan kosovarët para 28 vjetëve në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë”]Struktura profesionale: 28 profesorë, 16 inxhinierë, 17 profesorë universitarë dhe 4 Ligjerues universitarë, 9 juristë të diplomuar, 9 gazetarë, 8 ekonomistë të diplomuar, 6 arsimtarë, 7 mjekë, 5 studentë, 4 teknikë, 3 avokatë, 3 absolventë fakulteti, 2 shkrimtarë, 2 historianë, 2 sociologë, 2 publicistë, 2 bujq, 1 regjisor, 1 pedagog, 1 arkeolog, 1 biznismen, 1 punëtor, 1 nëpunës dhe 1 i papunë. Në Parlamentin e Kosovës bien 164 vjet, 7 muaj e 25 ditë burg, mesatarisht për secilin nga 1 vjet, 3 muaj e 8 ditë burg serb”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit