4.7 C
Pristina
Sunday, December 1, 2024

Këta janë 10 njerëzit më të pasur në Kosovë

Rekomandime

Nga 35 mijë biznese private aktive në Kosovë, dhjetë për qind e tyre vlerësohet të kenë pasuri prej disa milionave eurosh. Njerëzit më të pasur të këtij vendi, sipas biznesmenëve kosovarë, është shumë vështirë të identifikohen. Për ta më shumë flitet, se sa ka të dhëna konkrete. Vetë biznesmenët kanë folur për njëri-tjetrin, duke provuar në mënyrë të lirë të shpallin më të pasurin e Kosovës. Dhe, ja tek vjen renditja…

- Advertisement -

1. Behgjet Pacolli – “Mabetex” (Mbi 900 milion euro)

Biznesmeni dhe politikani më i pasur i Kosovës, deputeti Begjet Pacolli ka deklaruar pasuri gati 700 milionë euro.

Ai pasuri të patundshme, në formë të tokave dhe lokaleve afariste, avionit privat dhe veturave tjera ka deklaruar që ka në total mbi 175 milionë euro vlerë, shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

Të njëjtën kohë, deklarimet për aksione në kompani të ndryshme janë dukshëm më të mëdha dhe prekim vlerën e mbi 500 milionë eurosh. Vetë Mabetex-in, Pacolli e ka vlerësuar në 200 milionë euro. Pastaj, Mabetex Property 80 milionë euro, Swiss Diamond Hotelin me 42 milionë dhe Bankën Ekonomike me 34 milionë euro. Ai ka në pronësi edhe plot kompani tjera, të cilat e tejkalojnë në total shumën e gjysmë miliard eurove.

Të njëjtën kohë, Pacolli ka deklaruar edhe mbi 10 milionë euro para të gatshme. Pra, pasuria totale e tij shkon në afro 700 milionë euro, duke qenë njeriu më i pasur në Kosovë dhe ndoshta shqiptari më i pasur, pasi ansjë tjetër nuk ka deklaruar aq para dhe capital.

- Advertisement -

2. Ekrem Lluka – “Dukagjini”

Ka në pronësi konglomeratin Dukagjini. Aty hyjnë Hotel Dukagjini, rrjeti i librarive me të njëjtin emër, Radiotelevuizioni Dukagjini, disa ndërtesa, një kompani sigurimesh dhe shumë kompani tjera përcjellëse më pak të rëndësishme. Pasuria e tij është e padeklaruar, por llogaritet të jetë qindra milionëshë.

3. Ramiz Kelmendi – “Elkos” (Mbi 120 milion euro)

Ka në pronësi rrjetin e shitjeve me shumicë Ekkos dhe rrjetin e supermarketeve ETC. Edhe pasuria e tij është e deklaruar pasi disa herë ishte deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai e kishte vlerësuuar Elkosin me 119 milionë euro, ndërsa ka në pronësi edhe disa prona me vlerë më të ulët.

4. Vëllezërit Devolli – “Devolli”

Pasurimi i vllëzërve Devolli është kontraverz, përmes monopoleve në Kosovë, duke i shfrytëzuar lidhjet të tyre me ish pushtetarët e deridjeshëm. Por, paratë nuk i kanë harxhuar shkel e shko. Kanë pasuri qindra milionëshe.

I kanë kontribuar mjaft edhe ekoniomisë. Kanë në pronësi edhe disa fabrika, duke i bërë liderë të prodhimeve mjaft cilësore. Ata janë pronarë të Princ caffe-së, Birrës Peja, Comoditës, qumështit Vita dhe disa prodhimeve tjera, të cilat i mungojnë Kosovës shumë.

Ata i janë futur fuqishëm edhe sektorit të shërbimeve, sidomos telekomunikimeve, duke pasë në pronësi Klan Kosovën, Kujtesën, Artmotion dhe disa terminale. Tendenca e tyre është

5. Remzi Ejupi – “Eurokoha”

Merret me agjenci turiqtike, duke pasë në pronësi Eurokohën, që është lider i organizimit të udhëtimeve në vend. Por, edhe ky ka në pronësi një media, Zërin dhe është aksionari kryesor në KF Prishtina.

6. Familja Kyreziu– “Shell” dhe Ndertime

Trashëgimtarët e Latif Kryeziut, që ndërroi jetë vitin e kaluar nga komplikimet prej civid 19, janë mjaft të pasur. Ata kanë në pronësi rrjetin më të madh në vend të distribuimit të naftës dhe deriviate të saj, nën brendin botëror SHell. Të njëjtën kohë merren edhe me ndërtime, duke pasur në pronësi kompaninë Royal, që ka dhjetëra ndërtesa në Prishtinë.

7. Hetem Ramadani – “Salbatring” (Rreth 90 milion euro)

Zhvillon aktivitet në Slloveni, duke qenë një ndër kompanitë tregtare më të mëdha atje. Ai njihet edhe si mjek popullor përmes meditimit.

8. Nebih Zariqi- “Standard”

Kompani ndërtimore mjaft e përhapur në Prishtinë. Pasuria e tij sipas deklarimit të tij është mbi 70 milion euro.

9. Vëllezërit Besimi – “Getoari”

Pasuria e tyre e saktë në shifra nuk dihet mirëpo sipas disa intervistave investigative supozohet të jetë mbi 35 milion .

10. Ibrahim Bucaliu – “Hib Petrol”

Rrjeti i dytë më i madh i pompave të benzinës. Pasuria e tij kap vlerën diku mbi 58 milion euro, pa i përfshirë pronat e tjera afariste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit