5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Këto janë 100 mijë arsyjet e LDK-së për ta votuar Vjosa Osmanin

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Sipas të gjitha kalkulimeve paraprake dhe ato reale, Vjosa Osmani aktuale tërheq rreth 100 mijë vota si e vetme. Pothuajse aq ishte rënia e LDK-së dhe llogaritet se aq i ndihmoi Vetëvendosjes të rritej kur iu bashkua listës së tyre.

Këto janë arsyje të qëndrueshme pse LDK jo vetëm duhet t’ia bëjë kuorumin Vjosës, por edhe ta votojë. Vjosa është pa parti dhe ato vota në zgjedhjet e ardhshme potencialisht do të ktheheshin në LDK. Kjo, pasi mandati I presidentit zgjat 5 vjet, ndërsa zgjedhjet e ardhshme do të duhet të mbaheshin maksimum brenda 4 vjetet e ardhshëm. E Vjosa si presidente sdo të kishte as të drejtë garimi, madje ia ndalon Kushtetuta të mbajë edhe animin më të vogël politik.

Pra, janë 100 mijë arsyje pse LDK do të duhej ta votonte.

- Advertisement -

Padyshim, edhe pjesa dërrmuese e elektoratit actual të LDK-së janë pro që Vjosa të votohet, pasi e dinë që “dëmin” që ua bëri kur doli, do ta eleminonin. Por, kush nuk po e do zgjedhjen e saj?

Janë partitë e PAN-it ato që janë kategorikisht kundër. Ata e dinë që zgjedhja e saj forcon si LDK-në në aspektin afatgjatë, ashtu edhe Vetëvendosjen në aspektin afatshkurtë. Kush goditet: Padyshim PDK dhe AAK. Ato, të gjendura në këtë situatë janë shumë të zëshme që të mos ndodhë një gjë e tillë.

- Advertisement -

Përpos tyre, janë edhe disa elementë brenda LDK-së që ‘ia ngehnin zhagun’ Hashim Thacit, sic ishte Agim Veliu. Ai, madje ishte sihariqi edhe i prishjes së koalicionit LDK-VV në qeverinë e vjetshit, Kurti I, kur trumpetonte politikat e Hashim Thacit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, që do t’ia zbehte kompetencat Kurtit e tia forconte presidentit të atëhershëm.

Elementë të tillë, të politikës së vjetër janë në tratativat e fundit që Albin Kurtit e Vjosa Osmanit t’I mohohet pushteti që ua dha populli. Por, duket që lidershipi i ri i partisë më të vjetër në vend e di cilat janë interest afatgjata të LDK-së. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti po vijnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit