1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Këto janë të gjitha masat anti-Covid që pritet të miratohen sot

Rekomandime

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, ku ndër të tjera, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe miratimi i masave të reja anti-Covid, raporton Express

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në një konferencë për media, Vitia tha se në koordinimin me ministritë e linjës dhe me institucionet përkatëse shëndetësore kanë vendosur për masa të reja në vend, nga e hëna e javës së ardhshme.

“Nga rekomandimet e dy javëve paraprake kemi pasur shumë takime dhe diskutime për masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator, pra nga e hëna e ardhshme. Sot kemi marrë edhe rekomandimet e fundit nga IKSHPK-ja, për këto masa”, ka thënë Vitia.

- Advertisement -

Ndër të tjera, Vitia deklaroi se tashmë në të gjitha institucionet publike dhe private që punojnë me palë, do të kërkohet certifikata e vaksinimit apo testet përkatëse që dëshmojnë që punonjësi nuk është i infektuar me Covid-19.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar tani nga institucionet shtetërore dhe një mori e institucioneve private do të kërkohet që të paraqesin certifikatën e vaksinimit, apo testeve përkatëse para hyrjes në objektet ku operojnë. Kjo vlen për aktivitete si qendra tregtare, call center, gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që punojnë me palë.

- Advertisement -

Ministri Vitia njoftoi se do të hapen edhe shkollat dhe çerdhet.

“Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga dita e hënë. Maksimumi i nxënësve të ledhuar në klasë do të jetë 20. Aktivitetet sportive mund të kenë prani të shikuesve deri në 10 për qind të kapaciteteve, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; pra testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen. Në ambientet e jashtme deri në 30 për qind të kapaciteteve”, ka thënë Vitia.

Ndryshe, Express dje ka raportuar se lokalet e gastronomisë do të vazhdojnë të punojnë deri në orën 21:30, do të hapen hapësirat brenda lokaleve, por aty do të lejohen vetëm personat me dëshmi të vaksinës apo testeve përkatëse.

Lëvizja e qytetarëve është e kufizuar pas orës 22:00, deri në orën 05:00.

Masat e reja që pritet të miratohen sot nga Qeveria e Kosovës do të hyjnë në fuqi nga e hëna e javës së ardhshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit