7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Këto janë tradhëtitë që Albin Kurti, Hashim Thaci e Ramush Haradinaj ia bënë Kosovës

Rekomandime

Po, janë tradhëtar. Jo asi klasik, sic po shtyhen ndërmjet veti. Më poshtë do të rënditen disa argumente pse ata nuk janë të tillë dhe pastaj do të nxirren informatat që tregojnë qartë tradhëtitë e tyre.

- Advertisement -

Që të tre nuk iu trëmbën aspak Serbisë. E morën fuqishëm anën e Kosovës kur ishte në pyetje liria jonë.
Hashim Thaci nuk ishte i rekrutuar nga Serbia apo Rusia ta dëmtojë Kosovën. Pse ta bënte këtë? Ai ishte kryeministër dhe udhëheqës i vendit sa herë deshti. Pse me marrë pare gjetiu, kur mund të merrte pare në Kosovë sa donte pa I thenë askujt as shef, as faleminderit.

As Ramush Haradinaj nuk është i rekrutuar nga asnjë shërbim sekret për ti shërbyer kundër Kosovës. Cfarë logjike është ajo? Një ish komandant që ka tre vëllëzer dëshmorë të marrë kundër Kosovës. Për para dhe pushtet? Aspak. Ai ishte dy herë kryeministër i vendit, i bërë me votat e deputetëve të Kosovës. Në pozitën e kryeministrit mund të merrte pare sa të donte. Edhe pushtet kishte.

Historia kosovare njeh të burgosur politik të guximshëm. Nuk iu tremb syri para kauzave të tyre në mbrojtje të vendit, duke kaluar në tylifar katrahure. Por, nuk njeh të burgosur më të guximshëm se Albin Kurtin. Në funksion të vendit, nuk iu tremb syri. Serbia nuk e liroi për ta rekrutuar, por sepse kishin ndryshuar rrethanat atje, Milloshevici nuk ishte më dhe lirimi i Albin Kurtit do të ishte prova më e fuqishme që ata po ndryshojnë pernjimend.

- Advertisement -

Tradhtitë e treshës kryesore të Kosovës janë tjetërlloj dhe kanë krejtësisht tjetër arsyje. Ato janë budallaki personale të tyre, lakmi dhe ego të sforcuara për të treguar kush është shefi i Kosovës.
Viti 2016. Kosova po përgatitej të festonte liberalizimin e vizave. Zatën disa edhe festuan. Po e merrnim liberalizimi bashkë me Ukrainën e Gjerorgjinë.

Por, në momentin e fundit ndodhi e papritura. Dikush ishte treguar i shkathët ta bindte Evropën se është mirë që Demarkacioni me Malin e Zi të jetë kusht i pakapërcyeshëm, si presion që ai të miratohet, pasi kundërshtarët poltik po tregoheshin të pabindur.

- Advertisement -

Si rezultat, Ukrainës që nuk i plotësonte gjysmën e kushteve iu liberalizuan vizat,ndërsa ne e humbëm momentumin dhe s’kemi liberalizim as sot, kur i plotësojmë të gjitha kushtet. Ai dikushi, është në Hagë.

Kjo është tradhëtia moderne. Edhe në kohën tonë, tradhëtia bëhet për realizim të interesave vetjake, por me finesa dhe rreshtim të mëncur.

I dyti, një lakmitar i papërmirshueshëm që pushteti i intereson vetëm për interesa personale dhe të klanit të tij. Nuk ka ideale, nuk ka ndonjë mision për zhvillim të vendit, thjeshtë pushtetin e donte “për me i ngi mashqit e vet bukë”. Duke punu në këtë drejtim, then shpresat e vendit dhe e zhyt në qorrsokak. Kur zgjedhesh për më udhëheqë, me punu për me ua përmirësu jetën popullit dhe bën dicka tjetër në atë pozicion, është tradhëti e madhe.

I treti, duke kontestuar në vazhdimësi shtetësinë e Kosovës si rrjedhojë e një strategjie komplet të gabuar, i ka bë dëme të konsiderueshme vendit. Kur je kryeministër, nëse ke shkelës të ligjit brenda, duhet me I futë në burg dhe më e pastru vendin. Aty përfundon detyra jota. E jo me i lënë të lirë e me tregu qysh Kosova është e mbushur me ta nëpër botë. Dëmtimi i vendit kur je i zgjedhur për ta riparuar atë është tradhëti e pastër.

Të gjitha këto tradhëti janë të riparueshme dhe të tejkalueshme. Mjafton të pjeken që të tre, të mbushen mend, t’i lënë inatet personale e egot kur janë në pyetje interesat e vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit