1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

KIinaku: Kadri VeseIi kishte ardhur për të na bindur për SpeciaIen, tha se ishte i akuzuar

Rekomandime

Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka treguar në emisionin ‘Pressing’ në T7, se Kadri Veseli ka kërkuar nga OVL UÇK-ja që mos ta kundërshtojë themelimin e Gjykatës Speciale.

Klinaku thotë se Veseli u ka bërë presion që ta pranojnë themelimin e Gjykatës Speciale.

- Advertisement -

Madje ai tha se Veseli u kishte thënë që ‘duhet të themelohet kjo gjykatë, anipse mund të jem edhe unë i akuzuar’.

“Nëse ju kujtohet juve ne si organizatë e veteranëve e kemi kundërshtuar vazhdimisht themelimin e kësaj gjykate. Ne kemi pas takim edhe me Kadri Veselin, pati ardhur me na bo njëfarë lloj presioni pozitiv, që edhe ne të pajtohemi me themelimin e Gjykatës Speciale.

Ne kemi thënë se nuk pajtohemi dhe tekstualisht na ka thënë që i akuzuar jam edhe unë (Kadri Veseli). Na pati thënë ‘ne udhëheqja, përfshirë edhe unë mund të jem i akuzuar, por duhet ta themelojmë’”, tha Klinaku.

- Advertisement -

Faton Klinaku gjithashtu ka konfirmuar se do të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale. Pos tij, dëshmitar është edhe avokati i OVL UCK-së, Tomë Gashi.

Këtë e konfirmoi edhe avokati Tomë Gashi duke thënë se pos tij, janë edhe gjashtë dëshmitarë tjerë në rastin Haradinaj.

- Advertisement -

“Dëshmitë te mbrojtja i kemi dhënë. Unë nuk i frikësohem askujt të tregoj se kam dhënë dëshmi kundër kësaj gjykate”, është shprehur Klinaku.

“Ne jemi shtatë dëshmitarë të mbrojtjes në rastin e Haradinajt, një prej tyre jam edhe unë”, theksoi Gashi.

“Ne do të jemi dëshmitarë të mbrojtjes, se s’kemi si tjetër të jemi”, shtoi Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit