1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kimete Berisha: Kosova ferr për shqiptarët, serbët e Kurtit po marrin rroga nga shteti pa punuar

Rekomandime

Opinionistja Kimete Berisha përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se punëtorët shqiptar në Kosovë, trajtohen si skllevër.

- Advertisement -

Berisha thotë se të njëjtit nuk marrin rroga me rregull, nuk paguhen përmes bankës,  nuk kanë të drejtë pushimi.

POSTIMI I PLOTË: 

Ditë zie në Babilon!

- Advertisement -

E vërtata brutaIe: punëtorët shqiptarë në Kosovë trajtohen si skllevër!

Nuk marrin rroga me rregull,

- Advertisement -

nuk paguhen përmes bankës,

nuk kanë të drejtë pushimi,

ju kalon dita pa hëngër e pa pi,

nuk mund të shkojnë në WC sa herë kanë nevojë; nëpërkëmben,

kërsënohen me largim nga puna,

ua shkelin dinjitetin,

shantazhohen,

i eksploatojnë, i shfrytëzojnë,

pamëshirshëm i shfrytëzojnë;

ua rrezlkojnë shëndetin,

ua rrezlkojnë jetën,

bëjnë ‘tregti’ me moralin e tyre.

Thjesht i mbysin përditë ngapak!

Në sektorin publik, përndjekesh politikisht.

Në sektorin privat, përndjekesh si në mesjetë.

Tregtarët, shumica absolute prej tyre janë skllavopronarë, sillen si skllavopronarë, luajnë me rininë shqiptare, i shka*ërrojnë, ua mërzisin jetën, sepse i lejon polittika.

Tregtarët janë të lidhur me politikën, e dirigjojnë politikën, dhe politika zyrtare ua lejon t’i keqtrajtojnë punëtorët dhe t’i trajtojnë, si skllevër!

Verës dhe festave të dimrit i shtrenjtojnë çmimet për t’i vjedhur mërgimtarët.

Nuk ka gjë që nuk kushton dreq e bir në Kosovë.

Nuk shkon kështu!

Qysh është e mundur, çdo gjë më shtrenjtë kushton në Kosovë sesa në shtetet më të pasura të botës!

Ku është shteti!

Shteti që legjitimon padrejtësitë, gr*bitjen, shkeljen e të drejtave të njeriut, shteti që legjitimon skllavërinë!

Kosova është ferr për shqiptarët, se edhe serbët e Kurtit ende po marrin rroga nga shteti pa punuar!

Kosova është va*r për rininë shqiptare.

Kurse, Presidentja dhe Kryeministri merren me filma dhe me mundje.

Presidentja e flaktë siç është për t’u shtyrë me çdo kënd që i del përpara,

është jetike për Presidenten se kush kë po e rr*zon përtoke në Japoni, dhe kush-kujt po i shkakton më shumë pIagë!

Gjithmonë fitojmë kur lypset prej nesh të grrithemi, por jo kur lypset prej nesh t’i shërojmë pIagët!

E Kryeministri merret me filmat, të cilët i paguan shteti i Kosovës, por shikuesi shqiptar nuk ka të drejtë t’i shoh ata filma, shikuesi shqiptar nuk e njeh kinematografinë e Kosovës, është i privuar nga kjo e drejtë, sepse edhe filmat, edhe artin, sikur çdo gjë tjetër, e privatizon ‘i forti’!

(Plus që janë të mbivlerësuar, filmat shqiptar i ka mbivlerësuar propaganda dhe biznesi.

Provo Kryeministër bëje një film me Adem Jasharin ose për UÇK-në dhe e sheh çfarë përgjigje të jep politika kinematografike)!

Kosova nuk e ka një film për Iuftën e UÇK-së!

Pyet: PSE?

P.S. Jeni askushi, me një fjalë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit