0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kimete Berisha për Hashim Thaçin: Po ka qejf me rreh Albinin para syve të botës – Paramilitarët e Presidentit i kapërcejnë grilat

Rekomandime

Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar pas votimit të Qeverisë se Kosovë në krye me Avdullah Hotin. Ajo gjithë kritikat i drejton kah presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili sipas saj ka po i vjen gjithë kjo urrejtje e Thaçit ndaj Albin Kurtit dhe se se i ka mbet vetëm edhe me rrah Albinin.

Berisha përmend edhe kërcënimin që Thaçi i bëri Kurtit në një intervistë të dhenë sonte.

- Advertisement -

Po ka qejf me rreh Albinin para syve të botës (me na bind neve se është më i fortë, se po kujton që nuk e dimë), se tha ‘Dy duar për një krye’, janë, si atëherë që u akuzu që i ka shkru Komunikatat, kur ka vendos kush është tradhtar, e kush se meriton me rrnu, thuajse nuk kemi Ligj këtu, veç secili e merr kryet e vet në duar e hajt del rrehet me këdo që ia kthen fjalën, se ‘Dy duar për një kokë” ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Çka po pin?

- Advertisement -

Urrejtje e madhe.
Presidenti nuk po ngihet.

Ja ka nis m’u rreh rrugëve e m’i lyp Albin fer mids xhadesë

- Advertisement -

Po ka qejf me rreh Albinin para syve të botës (me na bind neve se është më i fortë, se po kujton që nuk e dimë), se tha ‘Dy duar për një krye’, janë, si atëherë që u akuzu që i ka shkru Komunikatat, kur ka vendos kush është tradhtar, e kush se meriton me rrnu, thuajse nuk kemi Ligj këtu, veç secili e merr kryet e vet në duar e hajt del rrehet me këdo që ia kthen fjalën, se ‘Dy duar për një kokë’.

Anarki.

Ose ju ka rrit shtypja, ose po pin najsen, ose e kanë lshu nervat se sjellja e Presidentit nuk është normale.

Një analizë psikike i kish sqaru dilemat.

Është normale, bile e kisha ba obligative, çdo gjashtë muaj te psikiatri, se këtu nuk po zhvillohet asnjë lëmic përveç çmenduria, e sjelljet e Presidentit veç me terminologji mjekësore se ndryshe nuk shpjegohen.

Është normale me qenë njeri i keq, ama krejt normale se gati s’ka njeri që së paku nuk mendon keq, por nuk është normale mos me fsheh ligësinë. Nuk është normale me lyp bela Presidenti, m’u sjell si barabë, i etur për gjak.

Presidenti s’po arrin me qetësu veten.

M’u çu Presidenti m’i ja nxan derën Haxhi Romeos, që s’ishte në gjendje romantikën personale me mbajt n’kontrollë…m’i shku n’ahpi me ja lyp votën për me bë kryeministër Avdullahun (veç për inat të Albinit).

Hija Hoti hapat e parë në udhëheqje i mori kur i udhëhoqi delet drejt flijimit, i hutuar mbas librave, ia hëngri ujku delen, por libri i mbeti n’prehër.

Kush udhëheq dele, mund të udhëheq edhe njerëz, se çoban i thonë secilit udhëheqës, e Bibla i thotë çoban Krishtit.

Presidenti shkon nëpër shpija ju bën be njerëzve që e akuzojnë për krime se si nuk ua ka ‘vra’ familjarët, se si nuk i ka shkru komunikatat për likuidimin e tyre, bën intriga, merret me thashetheme.

Nuk është mirë.

Presidenti ka nevojë t’i tregoj botës se si ky e mundi Albin Kurtin. Po të besojmë. Të pamë.

Po çfarë force tregon kjo?

Çfarë vlere është me rrëzu një shqiptar me ndihmën e krejt shtetit serb dhe shtetit shqiptar.

Edhe Edi Rama me gazetën e tij të njohur ka qenë i angazhuar me mish e me shpirt për rrëzimin e Albin Kurtit.

Se çka ju ke dhënë, se si i ke frymëzuar s’di(nejse, e di, po pritoj me tregu se si e ka tutë Edi Ramën se Vetëvendosja ja merr pushtetin më përpara se Sali Betisha) veç më shumë e ka luftu Edi Rama Albin Kurtin (s’ka guxu prej Hashimit as në takim me pranu) sesa vet Hashimi.

A ka lënë rren pa thënë e pa shkruar Edi Rama kundër Albin Kurtit.

Sot Hashim Thaçi flet me fjalët e shkruara nga gazetari i Edi Ramës, gazetari ‘më me ndikim’ për të keq në Shqipëri.

Ju njoh. Ua njoh vrerin.

Krejt në rregull, por s’e kuptoj pse Hashim Thaçi tash që shkoi qeveria Kurti nuk pp gëzohet, po edhe më shumë u bë nervoz.

LDK me fishekzjarre e zdritën edhe Bregun e Diellit, por pastaj zjarrin ua lagu shiu.

U gëzuan që u kthy Lista Serbe (që nuk e njeh shtetin e Kosovës) në qeveri apo që shkoi Albini.

LDK u gëzua që u hakmor për Agim Veliun. Por, nuk ndjen nevojë që Albini të rrënohet e të lëndohet fizikisht.

Kadri Veseli u gëzua veç që shkoi Albini. Nuk pashë urrejtje te ai.

Hashim Thaçi nuk i mjafton largimi i Albinit, pa e ‘rreh’ si atë djalin sot.

E Serbisë i ra më së miri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit