2.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kitarovic e injoron Vucic, do të takohet me Thaçin

Rekomandime

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, do të vizitoj SHBA’të prej 20 deri 26 shtator dhe nga shumë takime të caktuara njërin e refuzoi, atë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, por jo edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Ajo do të udhëtoj për në SHBA për vizitë zyrtare si pjesëmarrëse e samitit të OKB’së rreth ndryshimeve klimatike nën udhëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së, Antonio Guterres, së bashku me të gjithë kryeministrat dhe presidentët e vendeve tjera anëtare të OKB’së.

Në takimet e ndara bilaterale Presidentja kroate Kitarovic, ka të caktuar takime me presidentin e Turqisë, Gjeorgjisë, Kilit, Argjentinës, Kolumbisë, Letonisë dhe Mbretin e Jordanisë. Po ashtu e pret edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së, Antonio Guterres.

Prej vizitës gjashtë ditore ajo do të vizitoj edhe të bijën e saj studente në Universitetin e Harward.

- Advertisement -

Përveç këtyre ajo do të takohet edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Sipas mediave serbe Presidentja Kitarovic nuk do të takoj përfaqësuesit e Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë mësohet nga kabineti i Presidentes kroate Kitarovic.

Nga kabineti i saj njoftohej se duke pasur parasysh retorikën e kohëve të fundit “nuk është momenti oportun” të takohet me Presidentin Vucic, duke ju kujtuar kushtin e vendosur për bashkëpunim rreth gjetjes të të zhdukurve nga presidentja kroate.

- Advertisement -

Këtë muaj retorika mes dy shteteve fqinje është ashpërsuar pas ndalesës që kufitarët kroatë ju bënë një delegacioni kadetësh të akademisë serbe ushtarake për të vizituar memorialin e Jasenovac, kampin e përqendrimit të luftës së dytë botërore në Kroaci. Të dyja palët akuzuan njëra tjetrën për shkelje dhe provuan të dorëzojnë nota proteste diplomatike pa i pranuar asnjëra.

Kishte edhe incident me tifozët famëkeq serbë të futbollit ‘Delije’ të cilët kishin vendosur një tank që ishte përdorë në luftën e shpërbërjes së ish Jugosllavisë para stadiumit, që u konsiderua si fyerje dhe provokim.

Kjo nxiti debate në të dy shoqëritë ballkanike me akuza nga të dyja palët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit