Kosova është tronditur këtë vikend nga dy ngjarje të rënda në Rrafsh të Dukagjinit.
Pas ngjarjes në Vitomericë të Pejës, është gjetur edhe një trup tjetër i pajetë.
Bëhet fjalë për një femër, e cila u gjet e vdekur në Gllogjan të Deçanit. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili edhe ka dhënë detaje në lidhje me rastin.
“Sot në orët e mëngjesit, pas orës 06 e 10 minuta, policia është njoftu për një rast në fshatin Gllogjan. Kur ka arrit në vendin e ngjarjes, e ka gjet një trup të pajetë, vdekjen e ka konstatu edhe mjeku i Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Janë kryer të gjitha procedurat policore, njësitet kompetente të gjitha kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, është dërgu për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë ai.
Sipas Gashit, viktima është e moshës rreth 20 vjeçare, derisa dyshohet se e njëjta ka kryer vetëv rasje.