4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kjo është gjendja shëndetësore e Thaçit, ja nga çka po vuan

Rekomandime

Presidenca e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të Hashim Thaçit.

Zyra e Presidentit të Kosovës ka bërë të ditur se, Hashim Thaçi është duke u trajtuar Klinikën e Urologjisë.

- Advertisement -

Sipas njoftimit, presidenti Thaçi kishte shkuar në QKUK për një kontroll pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional..

“Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Presidencës, pa ndërhyrje:

- Advertisement -

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional.

Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

- Advertisement -

Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit