-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kjo është këshilla e Rita Ora për të qenë të lumtur

Rekomandime

Jemi mësuar që artistët në shumicën e rasteve të jenë ata që na argëtojnë ne, dhe duke harruar fare se shpesh disa nga ata vuajnë nga pasojat e shëndetit mental dhe kanë probleme të ndryshme, transmeton Gazeta Metro.

Përballja me famën dhe presioni që shpesh ajo di t’ju shkaktoj duket se di të shfaq probleme në disponimin e tyre.

10 tetori njihet si dita ndërkombëtare e shëndetit mental, dhe është shënuar me aktivitete të ndryshme në të gjithë botën.

- Advertisement -

Edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ua kujtoj këtë ditë fansave të saj. Ajo përmes një fotografie në instastory shkruajti: Urime dita ndërkombëtare e shëndetit mental. Shëndeti juaj mental është më i rëndësishëm se sa testi, intervista, takimi i drekës, takimet, darka familjare, dhe vrapi pas ushqimeve. Bëni kujdes për veten tuaj”.


Rita ka thënë në shumë intervista se ka pasur momente të shumta, që nuk ka qenë mirë më disponim, por për fat të mirë pranë iu është gjendur nëna e saj Vera Ora, e cila është psikiatre me profesion.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit